Merkel në Kioto
31 Gusht 2007Reklamë
Në përfundim të vizitës së saj në Japoni kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Kioto. Në qëndrën ndërkombëtare të kongreseve ajo do të mbajë një fjalim për mbrojtjen e klimës. Pritet që ajo të shprehë idenë, që në periudhë afatgjatë vendet e industrializuara dhe vendet në zhvillim industrial të balancojnë çlirimet e dioksidit të karbonit. Merkel ka punuar vetë në vitin 1997 në përpilimin e marrëveshjes së Kiotos për mbrojtjen e klimës. Marrëveshja është e vlefshme deri në vitin 2012 dhe duhet të zëvendësohet më pas me një marrëveshje të re ndërkombëtare. Momentalisht zhvillohen tratativat përkatëse, të cilat duhet të përfundojnë deri në vitin 2009.