Merkel mbi pozicionin e politikës së BE për klimën
1 Mars 2007Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dhënë një deklaratë qeveritare në Bundestag për politikën europiane në të ardhmen. Deklarata e saj bëhet para Samitit të lartë të Bashkimit Europian që do të mbahet të enjten dhe të premten e ardhshme në Bruksel, nën drejtimin e presidencës së rradhës nga Gjermania. Merkel në fjalën e saj theksoi vazhdimin e një ndryshimi kursi në politikën për klimën dhe të një shkurtimi drastik të burokracisë.
Bashkimi europian duhet të tregojë që ekonomia dhe ekologjia për mbrojtjen e klimës nuk përjashtojnë njëra tjetrën. "Unë e di që ne si Bashkim Europian çlirojmë vetëm 15% të sasisë se dyoksidit të karbonit që çlirohet në të gjithë botën dhe për këtë është e qartë se vetëm Europa nuk mund t'ja dalë e vetme ne zgjidhjen e problemit te klimes, në qoftese nuk arrin t'i bindë të tjerët. Por një gjë është për mua e qartë, në qoftëse ne në Europe mund të tregojme se ekonomia dhe ekologjia nuk përjashtojne njera-tjetren, atehere ne kemi arritur një gjë, e cila na mundëson që të jemi të parët në fushën e teknologjisë dhe të inovacioneve në botë duke marrë njëkohësisht edhe përgjegjësinë për botën.
Evropa duhet ta shfrytëzojë këtë shanc dhe t'u drejtohet të tjerëve për t'i fituar në këtë drejtim", tha Merkel sot para Bundestagut.