Merkel kërkon nga Kina respektimin e rregullave të lojës
28 Gusht 2007Reklamë
Në ditën e dytë të udhëtimit të saj në Kinë kancelarja gjermane Angela Merkel u takua në Pekin me gazetarë kritikë të regjimit. Të katër publicistët u shprehen deri diku hapur kunder cenzurës dhe për reforma politike në Kinë. Kancelarja në këtë takim gjatë pjesës jozyrtare të programit te saj kërkon të japë një shenjë për lirinë e shtypit në Kinë. Që në bisedimet e së hënës me udhëheqjen kineze ajo nguli këmbë në respektimin e të drejtave të njeriut. Përveç kësaj ajo preku edhe çështjen e ndërhyrjeve nga Kina në kompjuterët qeveritarë gjermanë. Këtë të martë Merkel takohet me kryetarin e kongresit kombëtar popullor, Wu Bangguo dhe përfaqësues të shtypit të kontrolluar nga shteti.