Merkel: Industria - spirancë e stabilitetit
21 Prill 2008Në panairin më të madh të industrisë në botë, i cili hapi dyert sot (21.04.08) në Hanover prezantohen 5100 firma nga 62 vende të botës. Për pesë ditë me radhë firmat me emër industrisë botërore do të paraqesin projektet e tyre inovative, që përbëjnë teknologjitë e së ardhmes në prodhim dhe infrastrukturë. Në qendër të shout teknologjik janë produkte dhe sisteme të energjisë si edhe të automatizimit.
Kancelarja Merkel preu shiritin e panairit të njohur të Hanoverit së bashku me ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe, vendi i të cilit është partneri kryesor i panairit. Në fjalën e saj të hapjes Merkel e cilësoi industrinë spirancë të stabilitetit duke ritheksuar edhe njëherë se Gjermania do të mbetet një vend industrial. "Jemi krenarë që jemi një vend industrial" tha Merkel, e cila e vlerësoi industrinë e prodhimit të makinave, si promotorin kryesor të eksportit gjerman.
Optimizëm i përmbajtur
Duke ju referuar krizës ndërkombëtare Merkel tha se ka premisa të mira që Gjermani të preket më pak se vende të tjera në kriza financiare në botël. Aktualisht firmat gjermane po e kuptojnë se sai vlefshëm ishte përballimi me sfidat e globalizimit në vitet e shkuara, tha Merkel.
Megjithatë optimizimi i kancelares ishte i përmbajtur. Rritja konjukturale do të jetë më e ulët se më parë: "Në këtë kontekst institucionet drejtuese i kanë korrigjuar për poshtë prognozat e rritjes ekonomike. Madje priten edhe përqindje të larta të inflacionit. Të gjitha këto nuk duhet të na çojnë megjithatë në pesimizëm, por ne duhet të vëzhgojmë me imtësi dhe të shohim se si të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo," theksoi Merkel.
Merkel këmbëngul për vazhdimin e kursit të reformave
Ndërkohë kryeministri japonez, Shinzo Abe, vuri në dukje se si Gjermania, ashtu edhe Japnoai ndodhen përballë të njëjtave probleme strukturore. Rritjen e qëndrueshme ekonomike të dyja vendet mund ta sigurojnë vetëm po qe se arrijnë realizmin e inovacioneve teknike. Nga ana tjetër Abe kërkoi që të dyja vendet të angazhohen në arenën ndëkombëtare për reduktimin e emetimit të gazrave karbonikë.