Merkel: Incidenti në Mygeln akt i turpshëm për Gjermaninë
23 Gusht 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel e vlerësoi si akt të turpshëm incidentin me armiqësi ndaj të huajve, që ndodhi në Mygeln të Saksonisë. Me këtë çështje do të mirret edhe kabineti qeveritar, njoftoi zëdhënësi i qeverisë gjermane Tomas Shteg (Thomas Steg) në Berlin. Ndërkohë është zgjeruar edhe komisioni i posaçëm lidhur me këtë ngjarje. Për të paktën dy pjesëmarrës në përndjekjen e indianëve në Mygeln do të ketë pasoja juridike.