Merkel: Do të zhvillojmë dialogun në nivelin më të lartë
27 Gusht 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të verë në qendër të bashkëpunimit me Kinën mbrojtjen e pronës intelektuale dhe cilësinë e produkteve. Për këtë do të zhvillojmë dialogun në nivelin më të lartë tha Merkel pas takimit me presidentin kinez, Hu Jintao. Me presidentin kinez, kancelarja Merkel diskutoi edhe temën e të drejtave të njeriut. Ajo u shpreh se në kuadër të lojërave olimpike në vitin e ardhshëm, bota do t'i ketë sytë nga Kina edhe në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut.