Merkel dhe Barrozo optimist për marrëveshjen e reformave në BE
16 Tetor 2007Reklamë
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barrozo (José Manuel Barroso) shprehen optimist se Bashkimi Evropian do të arrijë t'i hapë rrugë marrëveshjes për reforma në samitin e tij të radhës në Lisbonë. Gjatë një takimi me Barrozon në Berlin, Merkel tha se duhet angazhuar fuqishëm që deri në samitin e të enjtes të arrihet një ujdi. Ndërkaq Barrozo tha se do të kërkojë nga të gjithë presidentët dhe kryeministrat e vendeve të BE-së që të japin kontributin e tyre.