Merkel: Bashkësia ndërkombëtare duhet të dërgojë një sinjal të qartë
6 Shkurt 2007Kancelarja gjermane Angela Merkel në një fjalim për politikën e jashtme, skicoi të hënën në Abu Dabi, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara në Gjirin Persik pikëpamjet e saj për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Izraeli dhe palestinezët megjithë kundergoditjet shumëvjeçare kanë nevojë për një të ardhme. Zgjidhja me dy shtete është ajo, që Merkel përfytyron si vizion në këtë rajon. Periudha e gjatë e paqes pas luftës së dytë botërore është një shembull inkurajues historik: "Do të ishte një mangësi e madhe, po qe se ne nuk do ta shfrytëzonim tani këtë moment", tha Merkel, e cila që prej të shtunës udhëton në vendet arabe.
Në fjalimin e saj për politikën e jashtme kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi angazhimin evropian në Lindjen e Mesme. "Ne duam ta marrim përsipër këtë përgjegjësi", tha Merkel dje në Abu Dabi. Njëkohësisht ajo porositi të gjithë pjesëmarrësit që të angazhohen fuqimisht për vizionin e paqes për Izraelin dhe palestinezet.
"E tërë bashkësia ndërkombëtare duhet të dërgojë një sinjal të qartë: ne besojmë në vizionin e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës të cilët duhet të bashkejetojnë në paqë. Kjo edhe duhet të realizohet", theksoi Merkel.
Detyra e parë kryesore në konflikt sipas kancelares është qetesimi i gjendjes në territoret palestineze. Për bisedimet negociuese që do të zhvillohen ndermjet palestinezeve në Mekë, Merkel, e cila ka tani presidencen e radhës së BE-së garantoi mbështetje. Merkel bëri të qartë, se dhuna nuk është mjet për zgjidhjen e konflikteve, shteti e ka monopolin e dhunës. Përvoja e saj pas bisedave të shumta në ditet e fundit, në Egjipt në Arabinë Saudite dhe emiratet e Bashkurara Arabe ia kanë përforcuar këtë bindje.
"Ditët që ndodhem në këtë rajon kam degjuar vazhdimisht, na nevojiten fe, fe të paqes dhe çdo pohim - nuk e them duke patur parasysh vetem një fe- çdo pohim, që keqpërdor fenë, për të legjitimuar përdorimin e dhunës, duhet të presë injorimin tonë të perbashket dhe jo-në tonë të perbashket."
Merkel theksoi, se ka marrë aprovim për kursin e deritanishem ndaj Iranit në Egjipt, Arabainë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara. Bashkësia nderkombëtare është e një mendimi, që Iranit t´i tregojë kufirin e programit të tij atomik. Në qoftë se Teherani nuk e respekton këtë, atëherë do të vijnë sanksionet.
"Ne i kemi bërë Iranit oferta shumë konkrete nga ana e BE, SHBA, Rusise dhe Kinës për një zhvillim të mirë të arsyeshëm ekonomik. Me keto oferta ne donim të bënim të qartë, se nuk duam që ta shkepusim Iranin në ndonjë fare mënyre nga zhvillimet, që janë të rëndësishme për popullatën e tij. Por ne presim që Irani të respektojnë transparencen e kodeve nderkombetare dhe të mos përbejë rrezik për armatimin nuklear në këtë rajon."
Kritikë të madhe ajo i beri Sirisë. Damasku i ka refuzuar të gjitha ofertat e Gjermanisë për një bashkëpunim konstruktiv. Merkel i beri thirrje qeverisë siriane, që të bëjë më shumë për sqarimin e vrasjes së kryeministrit libanez Rafik Hariri. Por jo vetëm në përpjekjet për zgjidhje në vatrat e krizave në Lindjen e Afert dhe të Mesme Merkel kërkoi bashkëpunim dhe politikë të përgjegjshme. Kjo duhet bërë edhe në mbrojtjen e klimës tha ajo, në Abu Dabi. Evropa është shumë ambicioze dhe i redukton emisionet e dioksidit të karbonit por kjo nuk mjafton.
"Në botë duhet të bëjmë një gjë që që zhvillimin ekonomik dhe konsumimin e energjisë t´i ndajmë, që të shfrytezojmë energjinë në mënyrë efikase dhe të konkurrojmë në perftimin dhe përsosjen e teknologjive më të mira duke administruar me pergjegjesi dhe me vazhdimësi burimet tona, që nuk janë të pashtershme. Por pavaresisht se keto burime nuk janë të pashtershme, transformimi i klimës ka sot pasoja dramatike, që na kthehen perseri neve, qofte nga emigracioni nga Afrika, apo nga moti i keq dhe katastrofa të tjera."
Angela Merkel e perfundon sot udhetimin e saj në Gjirin Persik me një vizitë të shkurtër në Lindjen e Mesme, ditën kur takohen përfaqësues të grupeve të armiqësuara palestineze Fatah dhe Hamas me ndërmjetesimin e mbretit saudit.