Merkel apel Bashkësise ndërkombëtare për zgjidhjen e krizave në botë
10 Shkurt 2007Reklamë
Nën moton ' Kriza globale - përgjegjësi globale' në Mynih filloi konferenca e 43-të ndërkombëtare e sigurisë. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha ndër të tjera në fjalën e saj të hapjes se:
"Forcimi i identitetit evropian të sigurisë, i liruar nga partneriteti atlantik i sigurisë, kjo për mua nuk është rrugë e mendueshme. Të dyja këto dy palë janë si të thuash dy anët e një medalje. Dhe për mua edhe në të ardhmen
Nato-ja do të jetë sikur deri tani shprehja më e fortë e përgjegjësisë së përbashkët në rrafshin e politikës së sigurisë", tha Merkel.
Merkel ka apeluar tek bashkësia ndërkombëtare për një zgjidhje të përbashkët të krizave në botë."Vetëm kështu mund t'ja dalim mbanë sfidave", theksoi ajo në fjalimi që mbajti në konferencën e Mynihut.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të kundërshtojë çfarëdo lëvizje drejt statusit të ardhshëm të Kosovës, pa një marrëveshje paraprake midis sebëve dhe shqipëtarëve.Nëse e shohim që njëra nga palët nuk është e kënaqur me statusine propozuar, në nuk do ta mbështesim atë vendim.Vetëm kosovarët dhe serbët mund ta zgjidhin këtë çështje, tha Putin ndër të tjera në fjalën e tij në konferencën e Mynihut.
Ndërkaq ministrja e jashtme e Izraelit Zipi Livni i bëri thirrje bashkësisë ndrkombëtare që të ndaloj kërcënimet atomike të Iranit. Qeveria në Teheran përbën një rrezik për Izraelin dhe për mbarë botën. Më parë ndërmjetësuesi iranian Ali Larixhani shkaktoi huti. Ai fillimisht pati paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në konferencë, por vendimi i tij ndërroi në minutat e fundit. Në konsultimet e Mnyihut po marrin pjesë më tepër se 270 politikanë nga 40 vende të ndryshme të botës.

Reklamë