Mbyllet në Berlin ekspozita ndërkombëtare e produkteve elektronike, IFA
7 Shtator 2007"Për shumë vetë ka qenë e gëzueshme. Shumë e përcaktuan si IFA- ekspozitën e produkteve elektronike si më e mira e të gjitha kohërave. Në të gjitha fushat kemi arritur shifra të larta, jo vetëm tek ekspozuesit por edhe në zënien e sipërfaqes dhe tek vizitorët. Pra të gjithë jemi shumë të kënaqur", thotë Raimund Rosch (Rajmund Hosh) shefi i ekspozitës së Berlinit.
Gjithsej morën pjesë 235.000 vizitorë në 26 salla ne ekspozitën IFA. Prodhuesit e markave shenjojnë një rritje të vëllimit të porosive me më shumë se 10%. Prodhuesit e televizorëve plasma dhe LCD qëndrojnë në krye. Prezantimi i fundit ishte ai në sallën 3.2 i televizorit me ekran të sheshtë me një diagonale 2,75 m. Vizitorët e habitur shohin me zili origjialin dhe më së voni në krishtlindje do ta hedhin përjashta televizorin e vjetër.
Televizori i firmës "SHARP" është fituesi i padiskutueshëm i panairit, ndërkohë që aparate të tjera kamera digjitale, me komponentë Hifi kanë luajtur rol dytësor në këtë ekspozitë. Ekspozuesit megjithatë kanë konfirmuar tendencën për kërkesë më të lartë për cilësi dhe "design" të përmirësuar. Por edhe aparatet e lira kanë pasur vendin e tyre në këtë ekspozitë.
Rajmund Hosh parasheh këtë tendencë për vitin 2008: "Ajo që do të vijë si tendencë është për shembull My TV: Në kuptimin se si e konfiguroj televizorin tim personal, për çfarë do ta përdor. Pra nuk bëhet fjalë se dua të shoh në orën tetë emisionin e lajmeve në televizor, por si mund ta ndez kur unë vij dhjetë minuta me vonesë në shtëpi, që të shoh edhe lajmet që u transmentuan në tetë e 1 minutë."