Mbyllet kampi i pranimit në Marienfelde të Gjermanisë & SHBA-ja e interesuar për prodhimin e energjisë nga era
18 Qershor 2010Ish kampi i pranimit në Marienfelde është një dëshmitar i heshtur i shumë historive dhe fateve. Këtu ka patur të dëbuar, ish refugjatë gjermano- lindorë, gjermanë të shpëngulur nga Evropa lindore. Edhe njerëz prominentë si artisti Manfred Krug ose shkrimtarja Julia Frank kanë pas gjetur arratinë në Marienfelde të Berlinit. Sot këtu ndodhen shumë pak vetë që popullojnë ndërtesat gati të zbrazura, 33 refugjatë irakianë dhe po kaq rusë me origjinë gjermane që janë riatdhesuar. Në mes të vitit 2010 kampi do të mbyllet.
Që para katastrofës së naftës në Gjirin e Meksikës qeveria e Presidentit amerikan Barack Obama ka qenë që të shtohet , përqindja e energjive alternative në SHBA. Krahas fuqisë së ujit dhe energjisë diellore në rradhë të parë në qendër të vendit ekziston mundësia e shfrytëzimit të energjisë së erës.Vitin e kaluar gari 2% e rrymës në mbarë vendin u prodhuan nga energjia e erës. Energjia e erës prodhohet kryesisht në shtetine Teksasit. Aty turbinat e erës prodhuan muajt e fundit mbi dhjetë përqind të elektricitetit. Dhe aty ndodhet edhe parku më i madh i erës në botë. Ai i përket bijës amerikane të gjigandit energjitik gjerman E.ON.
Autorë: Oxana Ewdokimowa&Christina Bergmann
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi