Mazhoranca në Tiranë kërkon shkarkimin dhe ndjekjen penale të Prokurorit të Republikës
12 Korrik 2006Seanca plenare e të martës që zgjati deri në mesnatë ishte me mjaft momente të tensionuara mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Qysh kur drejtuësja e seancës Jozefina Topalli, ftoi kryetarin ë komisionit hëtimor parlamentar të çështjes "Sollaku", Astrit Patozi, të paraqesë raportin përfundimtar para dëputetëve, përfaqësuesit e opozitës u cuan në këmbë dhë bllokuan foltoren, në shenjë proteste, siç thanë ata, "për punën antiligjore dhe antikushtetuese të përfaqësuesve të mazhorancës, dhë ndërhyrjen në punën e institucionit të pavarur të Prokurorisë.
Astrit Patozi e lexoi raportin ulur në vendin e tij në sallë, një material afër 100 faqe konkluzione e vlerësime, sipas mazhorancës "plot shkelje e abuzime të rënda më detyrën, që ishin tashmë të vërtetuara në veprimtarinë e Prokurorit të Republikës, Thëodhori Sollaku".
Sipas gjykimeve të mazhorancës "ishin mbyllur, kaluar përciptas, ose ishin fshehur raste të kallzimeve penaler ndaj zyrtarëve të lartë, apo politikanëve të ish mazhorancës së majtë, ndërkohë që ka patur dhe raste kur ishin injoruar e anashkaluar denoncime e procedime penale që ishin bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo komisionet hetimore parlamentare të mëparshme". Në fund Patozi konkludoi para deputetëve të mazhorancës, (pasi ata të opozitës bojkotuan seancën) duke iu kërkuar votim të këtij raporti, duke i kërkuar presidëntit Moisiu ta shkarkonte Prokurorin, si dhe në bazë të rezultateve të raportit Sollaku të ndiqej penalisht.
Nga ana e tyre përfaqësuesit e opozitës gjatë gjithë periudhës që ka punuar komisioni hetimor e kanë konsideruar atë si të jashtëligjshëm dhe si "një precëdent tejet të rrezikshëm në ndërhyrjen tek institucionet e pavaruara". Sipas kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Pandeli Majko, kjo përbën dhe "rastin më flagrant të konfliktit institucional në 15 vitet e fundit në Shqipëri".
Debati për raportin dhe votimi për kërkesen e mazhorancës për shkarkimin e Prokurorit të Republikës është fiksuar të bëhet pas dy javëve.
Pak më herët se të fillonte seanca plenare e së martës, Prokurori Sollaku iu dorëzoi të gjithë deputëtëve dhe Presidentit të Republikës një rëlacion me shkrim n ëafer 100 faqe, ku sqaronte cdo akuzë e detaj të raportit hetimor te mazhorances. Ai i përshkronte akuzat sit ë pabaza dhe në tërësi raportin si "një sajesë qesharake, për të realizuar një reprezalje politike". Prokurori i Republikës akuzonte në relacion kryeministrin Sali Berisha, "që po tenton të uzurpojë institucionin e pavarur të Prokurorisë.