Shkup: Zjarri në një klub nate shkakton dhjetra viktima
16 Mars 2025Maqedonia e Veriut në zi kombëtare për shtatë ditë pas tragjedisë së Koçanes me shumpë viktima nga zjarri. Zjarri shpërtheu rreth orës 2:35 të mëngjesit (16.03.2025) gjatë një koncerti në një grupi të preferuar local Hip Hop. Ministra tha, se zjarri u shkaktua nga mjete piroteknike. Videot tregojnë kaosin Brenda klubit, ku të rinjtë vraponin përmes tymit ndërsa muzikantët u bënin thirrje njerëzve të largoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.
Nga nëpunësit mësohet, se të plagosurit janë dërguar nëpër spitalet e vendit duke përfshirë edhe Shkupin. Shumë nga të plagosurit kanë plagë djegieje. Përpjeket për shpëtim janë mbështetur nga organizata vullnetare. Ministri I Shëndetësisë Arben Taravari tha, se 118 vetë janë shtruar në spital, duke shtuar se ndërkohë është ofruar ndihmë edhe nga vendet fqinjë. "Të gjitha kapacitetet janë vënë në shfrytëzim dhe po punohet maksimalisht për të shpëtuar prej kësaj tragjedie sa më shumë të rinj të jetë e mundur", tha para gazetarëve.
Tragjedia më e madhe në memorjen e Maqedonisë së Veriut
"Eshtë e vështirë dhe shumë e dhimbshme për Maqedoninë, humbja e kaq shumë jetëve të reja, dhe dhimbja për familjet, të dashurit dhe miqtë e tyre", shkruan në X kryeministr Hristijan Mickoski.
"Njerëzit dhe qeveria janë do të bëjnë ç'është e mundur për të zbutur sado pak dhimbjen dhe t'u ndihmojnë atyre në këto çaste të vështira."