Lindita Arapi
Me fokus në tema nga Shqipëria, Kosova dhe Ballkani: problematika sociale, migrimi në Gjermani dhe Europë, roli i gruas në shoqëri dhe tema kulturore
Pas përvojës në gazetari në Shqipëri, angazhimi në Deutsche Welle i ofroi asaj një platformë për specializim dhe mundësi të reja profesionale
Si moderatore në emisionin "Europa në fokus", i cili transmetohet nga partnerët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Lindita synon të sjellë më pranë zhvillimet nga Europa për njerëzit në rajon. Emisoni nuk fokusohet te skena e politikës së madhe, por te ngjarjet dhe shqetësimet e europianëve të thjeshtë. Si shkrimtare, Lindita fokusohet në përballjen me të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe ndriçimin e patriarkatit shqiptar, që ende sundon, pavarësisht ndryshimeve të mëdha. Përmes romaneve të saj, ajo synon t'u japë një zë grave të tjera.