Lavrov: Sistemi amerikan antiraketor në Europë ka synim spiunazhin
22 Shtator 2007Reklamë
Rusia i ka akuzuar SHBA se duan të përdorin për qëllime spiunazhi sistemin e tyre të mbrojtjes nga raketat të planifikuar të ngrihet në Europë. Qëllimi i vërtetë i SHBA është vëzhgimi i territoreve ruse me anë të radarëve të instaluar në Çeki, tha ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov. Kjo është edhe arsyeja pse SHBA kanë refuzuar një propozim kompromisi për shfrytëzimin e radarëve rusë në Azerbajxhan. Qeveritë në Moskë dhe Uashington prej muajsh grinden mbi sistemin e planifikuar të mbrojtjes nga raketat. Sipas SHBA ky sistem ka për qëllim mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme nga Irani apo Koreja e Veriut.