Kukulla Barbie bush 60 vjeҁ
9 Mars 2019Kukullёn e parё Barbie Bettina Dorfmann-it ia dhuruan prindёrit kur ishte gjashtё vjeҁ nё vitin 1967. „Asokohe me kukullёn Barbie unё jo vetёm qё mora njё dhuratё, por fitova edhe njё mike tё vёrtetё. E sikurse rezultoi kjo ishte njё mike e pёrjetshme e imja", thotё ajo pёr DW. Sot Bettina Dorfmann nga Dyseldorfi ka nё pronёsi 18.000 kukulla Barbi e kёsisoj koleksionin mё tё madh nё botё, qё ka hyrё edhe nё libin Guinnes tё rekordeve.
Si hobby u kthye nё profesion - "Klinika Barbie"
Si fёmijё koleksionistja kishte mbledhur tri duzina me Barbie. Por dikur ajo nuk donte tё merrej mё me to derisa kukullat pёrfunduan nё qilar. Vetёm kur vajza e saj nisi tё luajё me kukulla, ajo u kujtua pёr Barbiet dhe i nxori ato nga qilari.
Nё kёtё kohё koleksioni i Bettina Dorfmann-it u bё gjithnjё e mё i njohur. Kёsisoj ajo jo vetёm nisi t'i koleksionojё, por edhe t'i riparojё kukullat derisa hapi njё punishte pёr riparimin e Barbie-ve nё Gjermani tё ashtuquajturёn "Barbie-Klinik".
Pas kёsaj ajo filloi tё hapё ekspozita tematike, qё rezultuan tё sukseshme jo vetёm nё Gjermani. Nёntё vjet rresht ajo ka qenё nёpёr turne me kukullat Barbie. Dy vjet e gjysmё ajo ka udhёtuar nёpёr Kinё e mё pas nёpёr Europё.
Sot ajo punon nё muzeun e kukullave nё qytetin Ratingen dhe jep me qira Barbie tё rralla pёr evente tё ndryshme.