Kryeministrja e Hong Kong-ut tërheq ligjin e ekstradimit
4 Shtator 2019Ligji i diskutueshëm për ekstradimin, që ka shkaktuar protesta masive në Hong Kong që tre muaj më parë, do të tërhiqet plotësisht. Kjo u njoftua zyrtarisht nga kryetarja e qeverisë e së Zonës së Posaçme Kineze të Administrimit, Carrie Lam. Më parë, një njoftim përkatës ajo e pati bërë në një takim me deputetë dhe delegatë të Hong Kongut në Kongresin Popullor të Kinës.
Fillimisht pezullim, pastaj "eleminim"
Me eleminimin edhe formal të projektligjit, Lami përmbush një kërkesë me rëndësi themelore të lëvizjes demokraci dhe për herë të parë bën një lëshim konkret. Ligji do të lejonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë, megjithëse sistemi gjyqësor i Republikës Popullore nuk është i pavarur dhe shpesh përdoret si një mjet për persekutim politik. Pas protestave të para, kryetarja e qeverisë fillimisht e pezulluar projektligjin, dhe më vonë e kishte shpallur "të vdekur", por pa e tërhequr plotësisht atë.
Protestuesit, të cilët protestojnë në rrugë që për tre muajsh, kërkojnë më tej më shumë demokraci, një hetim mbi dhunën e policisë, zgjedhje të lira dhe dorëheqjen e Lamit.
Njëkohësisht, raportet për një tërheqje të plotë të projektligjit, nga Bursa e Hong Kongut u pritën mirë: Indeksi Hang Seng u mbyll me një plus prej 3.9 përqind.
sti / rb (afp, ap, dpa, rtr)