Kryeministri britanik në vizitën e parë në SHBA
30 Korrik 2007Reklamë
Kryeministri i ri britanik Gordon Brown është pritur nga presidenti George W. Bush në vizitën e tij të parë në SHBA. Takimi zhvillohet në shtëpinë e presidentit në provincë në Camp David. Dua ta shfrytëzoj udhëtimin për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, tha Brown para nisjes nga Londra. Në qendër të bisedimeve me Bushin mendohet të jetë gjendja në Irak. Tema të tjera janë Afganistani, lufta kundër terrorit dhe gjendja në provincën saduneze të krizës Darfur.