Korea e Veriut nis bashkëpunimin me IAEO-në
26 Qershor 2007Reklamë
Pjëngjang: Një delegacion i organizatës ndërkombëtare për energjinë atomike IAEO ka mbërritur në Korenë e veriut, për të diskutuar detajet e mbylljes së reaktorit atomik në Yongbyon. Qeveria komuniste në Pjëngjang deklaroi të mërkurën, se dëshëron të nisë nga largimi prej programit nuklear, të premtuar në bisedimet ndërkombetare në shkurt. Shkak për këtë ishte shbllokimi i pasurisë së Koresë së Veriut prej 25 milionë dollaresh. Korea e Jugut bëri të ditur se pas sukseseve të fundit në konfliktin atomik do të rifillojë ndihmën me ushqime për veriun. Anija e parë me 3 000 tonë oriz për në Korenë e Veriut do të ngarkohet ditën e shtunë, njoftoi ministri i mbrojtjes Lee Jae Joung në Seoul.