Kongresi amerikan miraton ligjin për përgjimet
5 Gusht 2007Reklamë
Uashington: Shtëpia e Bardhë ka triumfuar në polemikën me Kongresin e dominuar nga demokratët për ashpërsimin e ligjit antiterror. Një ditë pas senatit edhe kongresi amerikan ka miratuar një projektligj të republikanëve i cili u jep autoriteteve të shërbimit sekret amerikan më shumë kompetenca në përgjimin e të dyshuarve për aktivitet terrorist jashtë vendit. Në të ardhmen punonjësit e shërbimit sekret mund të përgjojnë bisedat telefonike apo emailet që kalojnë në sistemet e komunikacionit të SHBA pa vendim paraprak gjykate. Rregulli është i vlefshëm për gjashtë muaj e në përfundim të afatit i nënshtrohet një shqyrtimi të ri.