Kinë: Reforma të moderuara por jo pluralizëm
15 Tetor 2007Reklamë
Kryetari i shtetit dhe partisë komuniste të Kinës Hu Jintao, hapi Kongresin e partisë, i cili pritet të zgjasë një javë. Në fillim të konsultimeve Hu njoftoi reforma të moderuara, por theksoi se Republika Popullore e Kinës nuk do të heqë dorë nga sistemi një partiak. Presidenti kinez premtoi vëmendje më të madhe të Kinës ndaj problemeve të ambjentit në të ardhmen. Hu i bëri thirrje Taivanit t'i japë fund veprimeve armiqësore dhe të pranojë një marrëveshje për paqe më Kinën.